Page 35 - Demo
P. 35
1. THYESAT DHE NUMRAT DHJETORË31USHTRIME1 Shkruani si thyesa dhe si numra dhjetorë: 17%; 73%; 3%; 180%; 210%. 2 Shkruani si përqindje: a) 0,05; 0,7; 0,65; 1,22; 2,45. b) 0,175; 2,345; 1,015. 3 Shkruani si përqindje: a) 35 = …; b)114 = …; c) 52 = …; d) 910 = ….4 Gjeni: a) 12% të numrit 85; b) 27% të numrit 450. 5 Gjeni numrin nëse: a) 25% e tij është 160; b) 35% e tij është 280. 6 Bileta e autobusit që lidh dy qytete kushton 2,5 euro. Me rritjen e çmimit të karburanteve, çmimi i saj u rrit 20%. Sa kushton tani bileta? 7 Një palë sandale kushtojnë 24 euro. Në dimër ato kushtojnë 33% më pak. Sa kushtojnë sandalet në dimër? 8 Në dyqan, në mbarim të ditës, mbetën 50 kg perime, që përbëjnë 10% të sasisë fillestare tëtyre. Sa kg perime ishin në fillim?9 Pasi mbolli 40% të kopshtit, fermeri vuri re se i kishin mbetur pa mbjellë 300 m2. Sa m2ishte syprina e kopshtit? Fusha e Kosovës përfshin një sipërfaqe prej 1659 km2, ose 15,2% të territorit të Kosovës. Gjeni sipërfaqen e territorit të Kosovës. Tabela e mëposhtme jep gjatësitë e disa lumenjve që përshkojnë Kosovën.Lumi Drini i Bardhë Ibër Drenicë LlapiGjatësia 122 km 82 km 50 km 40 kmGjeni sa % të gjatësisë së lumit Drini i Bardhë janë lumenjtë e tjerë.1011C Ushtrohuni duke zbatuar 1. a) Shkruani si përqindje: 34; 0,48; 0,09. b) Shkruani si numra dhjetorë: 24%; 160%; 0,2%. 2. Nga një shumë prej 50 eurosh, u harxhuan 75% për të blerë ushqime. Sa euro mbetën? 3. Gjeni: a) 24% të numrit 60; b) 45% të numrit 700.4. Gjeni numrin, nëse 30% e tij është 120.5. Fëmija i porsalindur peshonte 3 kg. Pas një viti, ai peshon 200% më tepër. Sa është pesha e fëmijës pas një viti?

