Page 37 - Demo
P. 37
331. THYESAT DHE NUMRAT DHJETORËRrumbullakimin, mbledhjen dhe zbritjen e numrave dhjetorë.11. Rrumbullakoni numrin 7,6147: a) në njësinë më të afërt; b) në të dhjetën më të afërt; c) në të qindtën më të afërt.12. Një brinjë e trekëndëshit është 11,5 cm. Ajo është 0,6 cm më e vogël se brinja e dytë dhe 0,9 cm më e madhe se brinja e tretë. Gjeni perimetrin e trekëndëshit.Shumëzimin dhe pjesëtimin e numrave dhjetorë.13. Gjeni: a) 0,08 · 1,25 = …; b) 1,3 · 12,5 = ….14. Kryeni veprimet: a) 512 : 0,16 = ...; b) 81,2 : 0,35 = ....Kthimin e numrave thyesorë në numra dhjetorë.15. Shkruani si numra dhjetorë thyesat: 25; ; 425 ; 10011 .Zgjidhjen e situatave problemore, duke përdorur kuptimin e përqindjes.16. 30% e kopshtit, që përbën një tokë me syprinë 600 m2, u mboll me perime. Sa m2 është pjesa tjetër e kopshtit?17. Në maratonën e qytetit, vjet morën pjesë 200 persona. Këtë vit, numri i pjesëmarrësve u rrit me 120%. Sa pjesëmarrës ishin sivjet? 18. Pasi bëri disa blerje, Leka pa se i kishin mbetur 15 euro, që përbëjnë 30% të sasisë fillestare të parave. Sa euro kishte ai në fillim? 19. Në kampionatin e shahut morën pjesë 24 nxënës të klasave të shtata, që përbënin 40% të nxënësve. Gjeni sa nxënës kanë klasat e shtata. 20. Në ditën e parë, Mira lexoi 35% të faqeve të një libri, ditën e dytë 30% të faqeve të mbetura dhe pjesën tjetër, ditën e tretë. Nëse libri ka 200 faqe, gjeni sa faqe lexoi Mira për çdo ditë.

