Page 39 - Demo
P. 39
35Ngado që të hidhni shikimin, do të shihni kënde dhe figura gjeometrike. Në klasën tuaj mund të ketë një tabelë në formë drejtkëndore; akrepat e orës formojnë kënde të ndryshme. Arkitektët/et janë profesionistët që përdorin shpesh kënde për të projektuar ndërtesa në forma të ndryshme. Projektuesit/et e rrugëve llogarisin shpesh këndet e pjerrësisë së rrugës, ndërsa pilotët llogarisin këndin me të cilin do të ulet ose do të ngrihet avioni. Astronautët/et llogarisin këndin nën të cilin do të ngrihet anija kozmike për të arritur në pikën e caktuar. Vijat e bardha në rrugë janë shembull i drejtëzave paralele.Vrojtoni me kujdes mjedisin rrethues. Do të gjeni figura gjeometrike.Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• konstrukton këndin kongruent me këndin e dhënë; • konstrukton simetralen e këndit dhe të segmentit të dhënë;• përdor njësitë për matjen e këndit (shkalla, minuta dhe sekonda) dhe i kthen ato prej një njësie në tjetrën;• mbledh dhe zbret këndet e dhëna në mënyrë konstruktive dhe aritmetike;• konstrukton këndet 60°, 30°, 15°, 90°, 45°, 120° etj., duke shfrytëzuar metoda të ndryshme (për shembull: fletët palosëse, këndmatësin, vizoren dhe kompasin); • cakton këndin komplementar dhe suplementar të këndit të dhënë, me njehsim dhe me konstruktim;• përshkruan vetitë e këndeve që formohen, kur drejtëzat paralele priten nga transversalja dhe i emërton ato.2 GJEOMETRIA NË RRAFSH (1)A E DINI SE...?Fjalë kyçe: kënd, llojet e këndit, kënde komplementare, suplementare, masa e këndit, shkalla, minuta, sekonda këndore, simetralja e këndit, simetralja e segmentit, drejtëzat paralele, kënde shndërruese, kënde përgjegjëse.

