Page 40 - Demo
P. 40
MATEMATIKA 7362.1 Përsëritje. Këndet dhe matja e tyre A Kërkoni dhe zbuloniPunë në grupKujtoni llojet e këndeve që keni mësuar. Kërkojini shokut/shoqes të konstruktojë një kënd të shtrirë, të drejtë, të ngushtë, të gjerë. Emërtoni dhe lexoni këndet e konstruktuara.Diskutoni ç’lloje të tjera këndesh keni mësuar.Për të shënuar këndet mund të përdorim tri shkronja, duke vënë në mes shkronjën që tregon kulmin. Këndi në figurën 2.1 shënohet BAC ose CAB. Megjithatë, mund të përdoret vetëm një shkronjë, kulmi i tij: A. Këndet që kanë kulmin e përbashkët, një krah të përbashkët dhe dy krahët e tjera në anë të ndryshme të këtij, quhen kënde fqinje.Dy kënde fqinje, që krahët e tjerë i kanë gjysmëdrejtëza plotësuese, quhen të përbrinjëshëm. Dy kënde të tilla, që krahët e njërit janë gjysmëdrejtëza plotësuese të krahëve të tjetrit, quhen kënde kryqëzuese. Këndi quhet i shtrirë nëse krahët e tij janë gjysmëdrejtëza plotësuese të njëra-tjetrës. Këndet krahasohen nëpërmjet vendosjes së njërit mbi tjetrin (mbivendosjes). Nëse dy kënde përputhen gjatë mbivendosjes së njërit mbi tjetrin, ata janë kongruentë. Këndi që është i barabartë me të përbrinjëshin e vet, quhet kënd i drejtë. Këndi i drejtë është sa gjysma e këndit të shtrirë (fig. 2.2). Tashmë dimë si të ndërtojmë një kënd të drejtë, duke përdorur trekëndëshin e vizatimit. Këndet mund t’i klasifikojmë sipas masës së rrotullimit.Mbani mend:Nëse shuma e dy këndeve është kënd i drejtë, ato janë kënde plotësuese (komplementare).Nëse shuma e dy këndeve është kënd i shtrirë, ato janë kënde shtuese (suplementare).ABCFig. 2.1B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Kënd quhet figura gjeometrike e formuar nga bashkimi (unioni) i dy gjysmëdrejtëzave që kanë të njëjtën origjinë. Gjysmëdrejtëzat që formojnë këndin quhen krahë, kurse origjina e tyre quhet kulm i këndit.AB1 O BFig. 2.2Rrotullim i plotëKëndi i plotëGjysmërrotullimiKëndi i shtrirëÇerek rrotullimiKëndi i drejtëMë i vogël se çerek rrotullimi Këndi i gjerë Këndi refleksivKëndi i ngushtëFig. 2.3

