Page 41 - Demo
P. 41
2. GJEOMETRIA NË RRAFSH (1)37USHTRIME1 Shihni secilin prej çifteve të gjysmëdrejtëzave të mëposhtme. A formojnë ato një kënd? Arsyetoni. a) b) c) d)Fig. 2.62 Emërtoni gjysmëdrejtëzat dhe këndet e shënuara në figurën e mëposhtme.a) CD EML XZYRPQNb) c) d)Fig. 2.73 Vizatoni figura që kanë:a) dy kënde të drejta; b) tri kënde të drejta; c) katër kënde të drejta; d) pesë kënde të drejta.4 Me anë të trekëndëshit të vizatimit, konstruktoni dy drejtëza prerëse, që formojnë një kënd të drejtë. a) Sa kënde të shtrira ka në figurë? b) Sa kënde të drejta ka në figurë?5 Është dhënë këndi AOB. Konstruktoni një gjysmëdrejtëz me origjinë në pikën O, në mënyrë që në figurë të shfaqet: a) një kënd i shtrirë; b) një kënd i drejtë.Në sa mënyra mund ta bëni këtë? 6 Vizatoni dy kënde me të njëjtin kulm që: a) nuk janë fqinje; b) janë fqinje, por jo të përbrinjëshme; c) janë të përbrinjëshme; d) janë kryqëzuese; e) janë suplementare; f) janë komplementare.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Njesoni këndin plotësues me këndin që e ka masën: a) 30°; b) 45°; c) 60°; d) 10°. 2. Janë dhënë tri kënde të drejta. I pari me të dytin kanë një pjesë të përbashkët, të barabartë me 45°, kurse i dyti me të tretin kanë një pjesë të përbashkët, të barabartë me 60°. A kanë pjesë të përbashkët këndi i parë me këndin e tretë dhe, në rast se po, sa është masa e tij? 3. Grisni njërin kënd në një fletë të fletores sipas figurës 2.4.Përdorni këtë fletë ose vizoren kënddrejtë për të gjetur këndet e drejta nëfigurat më poshtë.Fig. 2.4 a) b) c) d)Fig. 2.5

