Page 42 - Demo
P. 42
MATEMATIKA 7382.2 Matja e këndeveA Kërkoni dhe zbuloniPërdorni vetëm vizore dhe laps për të konstruktuar këndet që mendoni se kanë masën:10°; 30°; 60°; 80°; 105°; 280°.Tani matni me këndmatës këndet që konstruktuat. A i jeni afruar masës së kërkuar?A mund të matni me këndmatës këndin 24°24'? Diskutoni.B Vrojtoni dhe mësoniKëndet mund t’i krahasojmë jo vetëm me mbivendosje, por edhe duke i matur. Për të gjetur masën e një këndi të dhënë, duhet gjetur se sa herë përmbahet në të njësia. Njësia kryesore për matjen e këndeve është shkalla këndore. Duke e ndarë këndin e shtrirë në 180 pjesë të barabarta, marrim këndin 1°. Nënfishat e shkallës janë minutat dhe sekondat këndore: 1° = 60' = 3600''. Po kështu kemi: 1' = 60'' = 160 pjesë e shkallës; 1'' = 13600 pjesë e shkallës.Masa e një këndi gjendet duke përdorur këndmatësin. Punë në grupMe ndihmën e këndmatësit matni masën e këndeve në figurat e mëposhtme. Shpjegoni si vendoset dhe si lexohet këndmatësi në të dyja rastet.Mbani mend:• Masa e këndit është numër jonegativ.• Këndet kongruente kanë masa të barabarta. • Këndet që i kanë masat të barabarta janë kongruente. • Nëse një kënd ndahet në dy pjesë (me anë të një gjysmëdrejtëze që del nga kulmi i tij), atëherë masa e këndit është e barabartë me shumën e masave të këtyre pjesëve. • Dy kënde shtuese (suplementare) e kanë shumën e masave 180°.• Dy kënde plotësuese (komplementare) e kanë shumën e masave 90°.CO A BABMë i vogël se 500?CCOA ...51, 52,53, 54,55!Këndi që tregohet në figurën 2.11 është më i madh se 180°, por më i vogël se 360°, quhet kënd i hapur (refleksiv).Fig. 2.8 Fig. 2.9 Fig. 2.10Fig. 2.11

