Page 47 - Demo
P. 47
2. GJEOMETRIA NË RRAFSH (1)43USHTRIME1 Për secilin nga këndet e dhëna në figurë: a) gjeni masën në shkallë; b) konstruktoni simetralen e tij. 2 Me anë të këndmatësit ndani një kënd të drejtë: a) në dy kënde të barabarta; b) në katër kënde të barabarta. 3 Këndi që simetralja e këndit AOB formon me krahun [OA) të tij është 35°. Konstruktoni këndin AOB. 4 Konstruktoni një kënd që është: a) komplementar i një këndi me masë 37°; b) suplementar me një kënd me masë 37°. Zgjidhje 1. Konstruktojmë, me anë të kompasit, një rreth me qendër O dhe me rreze të çfarëdoshme; ai i pret krahët e këndit XOY në pikat A, B. (a)2. Marrim një gjysmëdrejtëz. Me hapjen e mëparshme të kompasit, ndërtojmë një hark rrethi me qendër C (ka të njëjtën rreze me rrethin e mëparshëm); ky e pret gjysmëdrejtëzën [CM) në pikën D. (b)3. Vendosim kompasin në pikën A dhe e hapim sa largesa (korda) AB. 4. Me këtë hapje të kompasit, ndërtojmë një hark rrethi me qendër D. Ky e pret harkun e mëparshëm në dy pika, E dhe F. (c)5. Ndërtojmë gjysmëdrejtëzën [CF). Secili nga këndet DCF, DCF, është kongruent me këndin e dhënë XOY. (d)Punë në grupVizatoni një kënd. Konstruktoni simetralen e këndit:a) me këndmatës dhe vizore; b) me kompas dhe vizore.Tregoni si vepruat.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Në figurën 2.31 është dhënë këndi PRS. Konstruktoni këndin kongruent me të, duke përdorur vetëm kompasin dhe vizoren. 2. Në figurën 2.32 është dhënë këndi AOB. a) Tregoni sa është masa e tij.b) Me anë të këndmatësit konstruktoni këndin AOC me masë sa gjysma e AOB. Cila është simetralja e këndit AOB? 3. Përcaktoni afërsisht mesin e fletës suaj të punës. Konstruktoni me këndmatës simetralene këndit që formohet duke bashkuar këtë pikë me dy kulme fqinjë të fletës.R PSFig. 2.31 Fig.2.32AOBFig. 2.33B YXAO C D M CDFEMC DFEMFig. 2.30 a) b) c) d)

