Page 49 - Demo
P. 49


                                    2. GJEOMETRIA NË RRAFSH (1)45USHTRIME1 Konstruktoni me vizore dhe këndmatës këndet 30°; 15°; 75°. Argumentoni veprimet e kryera. 2 Konstruktoni me vizore dhe këndmatës këndet 120°; 135°; 150°. Argumentoni veprimet e kryera.3 Konstruktoni me vizore dhe këndmatës këndet 210°; 225°; 240°. Argumentoni veprimet e kryera. 4 Konstruktoni me vizore dhe kompas këndin 75°. Argumentoni veprimet e kryera. 5 Konstruktoni me vizore dhe kompas, me një tjetër mënyrë, këndin 15°. Argumentoni veprimet e kryera.6 Konstruktoni me vizore dhe kompas këndet 105°; 120°; 130°; 150°. Argumentoni veprimet e kryera. 7 Konstruktoni me vizore dhe kompas këndin 210°. Argumentoni veprimet e kryera. 8 Konstruktoni dy kënde të përbrinjëshme. a) Konstruktoni simetralet e tyre. b) Matni këndin që formojnë këto simetrale. Çfarë vini re?9 Është dhënë m( AOB) = 120°. a) Gjysmëdrejtëza [OC) ndodhet në pjesën e brendshme të këndit AOB dhe formon me OA këndin 80°. Gjeni këndin midis kësaj gjysmëdrejtëze dhe simetrales së këndit të dhënë. b) Zgjidheni këtë ushtrim në rastin kur gjysmëdrejtëza [OC) shtrihet jashtë këndit AOB. Punë në grupPërdorni cepin e fletores për të konstruktuar këndin 90°, 60°, 45°, 30°. Paloseni atë në dy, tri pjesë dhe konstruktoni këndet e kërkuara.Përdorni dy cepa fletoresh për të konstruktuar këndet 150°, 120°, 135°. Shpjegoni veprimet e kryera. C Ushtrohuni duke zbatuar1. Shpjegoni një mënyrë tjetër për konstruktimin e këndit 30°, duke u bazuar në figurën 2.38.2. Me ndihmën e dy cepave të fletores mund të konstruktohetkëndi 75°. Argumentoni si veprohet. 3. Si mund ta ndani një picë që ka formën e një sipëfaqe rrethore në 6 pjesë të barabarta? Po në 8 pjesë të barabarta? Sa është me afërsi këndi i ndarjes në secilin rast?30o60oCDA BFig. 2.38
                                
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53