Page 50 - Demo
P. 50


                                    MATEMATIKA 7462.6 Drejtëza normale (pingule)A Kërkoni dhe zbuloniNë figurën 2.39 janë paraqitur dy drejtëza s, t, që priten në pikën O. Masa e këndit AOB është 90°. a) Sa janë masat e tri këndeve të tjera, që e kanë kulmin në O? b) Ç’mund të thoni për drejtëzat s, t? B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Dy drejtëza quhen normale (pingule) me njëra-tjetrën kur ato priten, duke formuar kënde të drejta. Kur drejtëzat a, b janë normale (pingule), simbolisht shkruajmë a ⊥ b .Veti të drejtëzave normale (pingule)I. Nëse është dhënë një drejtëz r dhe një pikë çfarëdo P, ekziston një dhe vetëm një drejtëz s, që kalon nëpër pikën P dhe është pingule me drejtëzën r (fig. 2.40/a).II. Dy drejtëza s, t, që janë të dyja pingule me një drejtëz të tretë r, nuk priten midis tyre (fig. 2.40/b).PrsOs trFig. 2.40Konstruktime me kompas dhe vizore I. Është dhënë drejtëza d dhe pika A e saj. Konstruktoni pingulen me drejtëzën d dhe që kalon nëpër pikën A.a) Me qendër në pikën A dhe me rreze të çfarëdoshme konstruktojmë, me anë të kompasit, dy harqe të një rrethi, që presin drejtëzën d në pikat B, C (fig. 2.41).b) Konstruktojmë dy harqe të tjera, me të njëjtën rreze, por më të madhe se [AB], njërin me qendër në pikën B dhe tjetrin me qendër në pikën C. Le të jetë pika D, pika ku këto harqe priten. c) Konstruktojmë me vizore drejtëzën (AD). Ajo është pingulja e kërkuar (AD)⊥d).AtD O BsFig. 2.39DB A CdFig. 2.41a) b)
                                
   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53   54