Page 51 - Demo
P. 51
2. GJEOMETRIA NË RRAFSH (1)47USHTRIME1 Në figurën 2.43, konstruktoni drejtëzën që është pingule medrejtëzën m dhe që kalon: a) nëpër pikën R; b) nëpër pikën Q; c) nëpër mesin e segmentit [RQ]. Konstruktimi të bëhet:I. me vizore dhe me trekëndësh vizatimi;II. me vizore dhe me këndmatës;III. me vizore dhe me kompas. 2 Drejtëzat p, q priten në pikën O. Në drejtëzën p merret pika A. Konstruktoni: a) pingulen ndaj p, të hequr nëpër pikën O; b) pingulen ndaj q, të hequr nëpër pikën A. 3 Konstruktoni këndin plotësues të secilit prej këndeve të paraqitura në figurën 2.44.4 Vizatoni një kënd të ngushtë me kulm në pikën O dhe merrni një pikë P në pjesën e brendshme të tij. Konstruktoni pingulet me krahët e këndit, të cilat kalojnë nëpër pikën P. Sa është masa e këndit që formojnë këto dy pingule?5 Përsëritni ushtrimin 4, kur këndi me kulm në pikën O është i gjerë. II. Është dhënë drejtëza d dhe pika M jashtë saj. Konstruktoni drejtëzën, që kalon nëpër pikën M dhe është pingule me d.a) Me qendër në pikën M konstruktojmë, me anë të kompasit, një hark rrethi që të presë drejtëzën d në dy pika E, F (fig.2.42). b) Konstruktojmë dy harqe rrathësh me të njëjtën rreze (më të madhe se gjysma e [EF], njërin me qendër pikën E, e tjetrin me qendër në pikën F. Le të jetë pika N, pika ku ata priten. c) Konstruktojmë me vizore drejtëzën (MN). Ajo është pingulja e kërkuar (MN)⊥d). C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Vizatoni në fletoren tuaj një drejtëz d, një pikë L në të dhe një pikë K jashtë saj. Konstruktoni pingulen me drejtëzën d që kalon: a) nëpër pikën L; b) nëpër pikën K. 2. Vizatoni një kënd me kulm në O dhe me masë 80°. Tërhiqni ndaj krahëve të tij pingulet nëpër pikën O dhe merrni rrezet e këtyre pinguleve jashtë këndit 80°. Sa është këndi që formojnë ato? 3. Shkronja T është një nga shkronjat e alfabetit që ka drejtëza pingule. Gjeni shkronja të tjera të mëdha shtypi ku të ketë drejtëza pingule. MNE FdFig. 2.42RQmFig. 2.43Fig. 2.44

