Page 52 - Demo
P. 52


                                    MATEMATIKA 7482.7 Drejtëza paralele A Kërkoni dhe zbuloniKërkoni në mjedisin e klasës suaj drejtëza normale (pingule) dhe drejtëza paralele.A kanë gjetur dhe shokët/shoqet të njëjtat çifte drejtëzash si ju?Bashkëbisedoni. B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Dy drejtëza në rrafsh, që nuk kanë asnjë pikë të përbashkët, quhen drejtëza paralele. Nëse drejtëzat a, b janë paralele, simbolikisht shkruajmë a||b.Veti të drejtëzave paralele I. Nëse është dhënë drejtëza a dhe një pikë M që nuk ndodhet në të, atëherë ekziston një dhe vetëm një drejtëz që kalon nëpër pikën M dhe është paralele me a (fig. 2.45).apbFig. 2.47Maa1a3a2Fig. 2.45abcFig. 2.46II. Dy drejtëza a, b që janë paralele me një drejtëz c, janë paralele midis tyre. Në figurën2.46 kemi a || c dhe b || c. Atëherë a || b.III. Dy drejtëza a, b që janë pingule me një drejtëz të tretë p, janë paralele midis tyre. Në figurën 2.47 kemi a ⊥ p dhe b ⊥ p . Atëherë a || b.Konstruktimi i drejtëzës paralele me një drejtëz të dhënë aMënyra e parëDuke u bazuar në vetinë III, fillojmë me ndërtimin e pingules p me drejtëzën a, që kalon nëpër pikën A jashtë drejtëzës. Më pas konstruktojmë pingulen me drejtëzën p, që kalon nga pika A. Mënyra e dytëKa një tjetër praktikë për konstruktimin e paraleles me një drejtëz të dhënë a, nëpër pikën A jashtë kësaj drejtëze, duke përdorur vizoren dhe trekëndëshin e vizatimit (me rrëshqitje), siç ilustrohet në figurën 2.48.aAba1 a2Fig. 2.48
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56