Page 53 - Demo
P. 53
2. GJEOMETRIA NË RRAFSH (1)49USHTRIME1 Tregoni se në cilin rast drejtëzat e paraqitura në figurën 2.50 janë:a) paralele; b) pingule. Si mund t’i kontrolloni përgjigjet tuaja? bb ba1) 2) 3)a aFig. 2.502 Vizatoni dy drejtëza r, s pingule midis tyre. Pastaj konstruktoni drejtëzën u, paralele me rdhe drejtëzën v paralele me s. Si janë midis tyre drejtëzat u dhe v? 3 Vizatoni tri drejtëza r, s, t që plotësojnë këto kushte: a) r || s dhe s || t; b) r || s dhe s ⊥ t; c) r ⊥ s dhe s ⊥ t ; d) r ⊥ s dhe s || t.4 Vizatoni tri gjysmëdrejtëza me origjinë përkatësisht pikat A, B, C, që nuk kanë asnjë pikë të përbashkët. Pastaj vizatoni dy drejtëza a, b paralele midis tyre, dhe që i presin tri gjysmëdrejtëzat përkatësisht në pikat D, E, F dhe G, H, I. Tregoni të gjitha gjysmëdrejtëzat që formohen.5 Është dhënë këndi AOB dhe një pikë M në rrafsh. Nga pika M tërhiqni drejtëzat paralele përkatësisht me [OA) dhe me [OB). Matni këndet që formohen dhe krahasoni masat e tyre me masën e AOB. C Ushtrohuni duke zbatuar1. Sipas mënyrës së dytë, plotësoni figurën 2.49, duke konstruktuar drejtëzën që kalon nëpërpikën E dhe është paralele me drejtëzën d. dEFig. 2.492. Konstruktoni katërkëndëshin MNPQ tek i cili: a) [MN] || [PQ] dhe [MQ] || [NP]; b) [MN]||[PQ] dhe [MQ] e [PN] prerëse. 3. Shkronja H është një nga shkronjat që ka drejtëza paralele. Shkruani shkronja të tjera të alfabetit që kanë drejtëza paralele.

