Page 56 - Demo
P. 56
MATEMATIKA 7522.9 Largesa. Projeksioni i pikës dhe i segmentit në drejtëz A Kërkoni dhe zbuloniNë figurën 2.61, drejtëza a është paralele me drejtëzën b. Pingulet e hequra prej pikave A, B, C, të drejtëzës a mbi drejtëzën b, presin drejtëzën b përkatësisht në pikat A1, B1, C1. Tregoni me matje se kemi AA1= BB1 = CC1. Merrni pika të tjera në drejtëzën a. Hiqni pingule mbi drejtëzën b. Kryeni matjen e largesës. Kontrolloni rezultatin tuaj me atë të shokut/shoqes. Tregoni çfarë vini re.B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Largesë nëpër pikën A, B quajmë gjatësinë e segmentit [AB]. Largesë të pikës A nga drejtëza d quajmë gjatësinë e segmentit të pingules së hequr nga pika A ndaj drejtëzës d.Në figurën 2.62, nëpër pikën A është hequr drejtëza p, pingule ndaj drejtëzës d. Pika H është pika e prerjes së drejtëzave p dhe d. Gjatësia e segmentit [AH] është largesa e pikës A nga drejtëza d. Pika H quhet projeksion normal i pikës A në drejtëzën d. AHdpFig. 2.62 Fig. 2.63ABA1 B1dNëse kemi një segment [AB] në rrafsh, duke hequr pingulet nga skajet e tij ndaj drejtëzës d, gjejmë projeksionet e këtyre skajeve mbi drejtëzën d.Mbani mend:Segmenti [A1B1] quhet projeksion normal i segmentit [AB] në drejtëzën d.Nëse drejtëza e caktuar nga pikat A dhe B është normale me drejtëzën d, atëherë projeksioni normal i segmentit [AB] në drejtëz është një pikë. (Fig. 2.64)Largesa midis dy drejtëzave paralele Mbani mend:Nëse drejtëza a është paralele me drejtëzën b, atëherë të gjitha pikat e drejtëzës a kanë largesa të barabarta nga drejtëza b.Fig. 2.61bA B CA1 B1 C1aA1dBAFig. 2.64

