Page 58 - Demo
P. 58


                                    MATEMATIKA 7542.10 Simetralja (përmesorja) e segmentitA Kërkoni dhe zbuloniPunë në grupVizatoni një segment [AB]. Konstruktoni simetralen e segmentit:a) me vizore; b) me vizore dhe kompas.Argumentoni veprimet e kryera.B Vrojtoni dhe mësoniLe të kemi segmentin [AB] dhe le të jetë M mesi i tij. Heqim drejtëzën p, që kalon nëpër pikën M dhe që është pingule me drejtëzën (AB). Kjo drejtëz p quhet simetrale (përmesore) e segmentit [AB].Mbani mend:Simetrale (përmesore) e një segmenti quhet drejtëza pingule me këtë segment dhe që kalon nëpër mesin e një segmenti. Ajo është e vetme.Konstruktimi i simetrales së segmentit me kompas dhe vizore Për të konstruktuar simetralen e segmentit [AB] veprojmë kështu: 1. me qendër A dhe rreze sa gjatësia e segmentit [AB] ndërtojmë një hark rrethi; 2. me qendër B dhe rreze sa gjatësia e segmentit [AB] ndërtojmë një tjetër hark rrethi; 3. le të jenë M, N pikat ku këto dy harqe priten. Tërheqim me vizore drejtëzën (MN). Ajo do të jetë simetrale e segmentit [AB]. Duke bërë veprimet e mësipërme, kemi zgjidhur edhe dy probleme të tjera: 1. Gjetjen e mesit të segmentit [AB], që është pika e prerjes së segmentit me simetralen.2. Ndarjen e segmentit [AB] në dy pjesë të barabarta. Punë në grupBashkoni pikat M dhe N të simetrales me skajet e segmentit [AB]. Matni gjatësinë e segmenteve [AM] dhe [BM]. Matni gjatësitë e segmenteve [AN] dhe [BN]. Krahasoni gjatësitë. Merrni pika të tjera në simetrale. Bashkoni pikat me skajet e segmentit. Krahasoni largesën e pikës së simetrales nga skajet e segmentit. Çfarë vini re?Mbani mend:Çdo pikë e simetrales (përmesores) së segmentit është e baraslarguar nga skajet e segmentit.pA M BFig. 2.68A BNMFig. 2.69
                                
   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61   62