Page 59 - Demo
P. 59
2. GJEOMETRIA NË RRAFSH (1)55USHTRIME1 Në një drejtëz janë dhënë njëra pas tjetrës katër pika: A, B, C, D, në mënyrë të tillë që largesa AB të jetë e njëjtë me largesën [CD]. a) Konstruktoni simetralen e segmentit [BC]. b) Konstruktoni simetralen e segmentit [AD]. c) Ç’vini re? Pse? 2 Jepen tri pika: A, B, C, që nuk i takojnë një drejtëze.a) Konstruktoni simetralen r të segmentit [AB] dhe simetralen s të segmentit [BC]. b) A mund të jenë r dhe s drejtëza paralele? c) Konstruktoni simetralen t të segmentit [AC]. d) Ç’vini re? 3 Është dhënë drejtëza r dhe një pikë A jashtë saj. Gjeni pikën B, në mënyrë që drejtëza r të jetë simetrale e segmentit [AB]. 4 Vizatoni në fletoren tuaj një segment [CD]. Me anë të kompasit dhe të vizores:a) konstruktoni simetralen e segmentit [CD];b) ndani segmentin [CD] në 4 pjesë të barabarta. 5 Vizatoni në fletore një segment[AB] me gjatësi 5,5 cm. Ndajeni atë në dy pjesë të barabarta,duke përdorur vizore dhe kompas.6 Vizatoni një segment [MN]. Konstruktoni simetralen e segmentit. a) Gjeni në të një pikë që është 2 cm larg nga segmenti. Sa pika të tilla mund të gjeni?b) Bashkoni pikën e gjetur me skajet e segmentit. Matni distancën nga skajet e segmentit. Çfarë vini re? C Ushtrohuni duke zbatuar1. Vizatoni një segment [AB] dhe konstruktoni simetralen p të tij. a) Gjeni në simetrale pikën që është 5 cm larg nga skajet e segmentit.b) Sa pikë të tilla mund të gjeni?2. Jepet këndi ABC. Konstruktoni simetralen e krahëve [AB] dhe [BC]. Bashkoni pikën e prerjes me pikat A, B dhe C. Krahasoni gjatësinë e segmenteve të përftuara.B CAFig. 2.703. Largesat tuaja nga dy kulme të dyshemesë së dhomës janë 2,3 m dhe 2,4 m. A ndodheni në simetralen e segmentit që bashkon këto dy kulme?

