Page 61 - Demo
P. 61
2. GJEOMETRIA NË RRAFSH (1)57Konstruktimi i këndeve 60°, 30°, 15°, 90°, 45°, 120° etj., duke shfrytëzuar metoda të ndryshme (p.sh.: fletët palosëse, këndmatësin, vizoren dhe kompasin).10. Konstruktoni këndet 30°, 60°, 120°, 240° duke përdorur metoda të ndryshme. Argumentoni veprimet.11. Konstruktoni me këndmatës këndet 35°, 80°, 220°.Caktimin e këndit komplementar dhe suplementar të këndit të dhënë, me njehsim dhe me konstruktim.12. Ndër dy kënde suplementare, njëri është 35° 20’ 20” më i madh se tjetri. Sa është masa e secilit prej këtyre këndeve?13. Ndër dy kënde komplementare, njëri është 5° 30’ më i vogël se tjetri. Gjeni masën e secilit prej këndeve.Konstruktimin e drejtëzave normale dhe paralele.14. Konstruktoni drejtëzën që kalon nëpër pikën A, jashtë drejtëzës d, dhe është:a) normale me drejtëzën d;b) paralele me drejtëzën d.Vetitë e këndeve që formohen kur drejtëzat paralele priten nga transversalja dhe emërtimin e tyre.15. Gjeni masën e këndeve në figurë (m||n). 500 1300bcanmnmFig. 2.7516. Në trekëndëshin ABC kemi A = B. Drejtëza paralele me (AB) i pret dy brinjët e tjera të trekëndëshit në pikat D, E. Ç’lloj trekëndëshi është CDE? 17. Njëri nga këndet që formojnë dy drejtëza paralele a, b, të prera nga c, është 18° më i madh se këndi i përbrinjëshëm me të. Gjeni masat e tetë këndeve që formohen. 18. Gjeni masat e këndeve që formohen nga dy drejtëza paralele a dhe b të prera nga transversalja c, nëse:a) njëri nga këndet shndërrues të brendshëm është 60° 30';b) njëri nga këndet shndërrues të jashtëm është 120° 30' 40''.

