Page 63 - Demo
P. 63


                                    593 Numrat e plotëA E DINI SE...?Kinezët e lashtë përdornin shkopinj me ngjyra për të ndërtuar simbolet e numrave. Ata përdornin shkopinj të kuq për shifrat pozitive dhe shkopinj me ngjyrë të zezë për shifrat negative. Kështu arritën të shkruanin e të zgjidhnin ekuacione të thjeshta.Në Indinë e lashtë, numrat pozitivë u interpretuan si pronë, ndërsa numrat negativë si borxh, duke përdorur edhe konceptin e zeros. Në shekullin XV dhe XVI, vlerat negative në Europë ishin të njohura si numra absurdë dhe madje, edhe në shekullin XVII, shumë i kanë quajtur të pakuptimta. Por, zgjidhja e shumë problemeve praktike tregoi domosdoshmërinë e numrit me shenjë. Një kontribut shumë të madh në studimin e numrave me shenjë, e ka dhënë matematikani i njohur dhe filozofi francez Rëne Dekart (René Descartes), në shekullin XVI-XVII. Njohja përfundimtare dhe e përgjithshme e numrave negativë u arrit vetëm në gjysmën e parë të shekullit XVIII. Në të njëjtën kohë, u konfirmua teoria moderne për këta numra. Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:•	 dallon numrat e plotë (pozitivë dhe negativë); •	 paraqet numrat e plotë në drejtëzën numerike;•	 krahason numrat e plotë;•	 njehson shumën, ndryshimin, prodhimin dhe herësin e numrave të plotë;•	 zbaton radhën e veprimeve aritmetike në shprehje numerike;•	 përkufizon bashkësinë e numrave të plotë si bashkësi të mbyllur ndaj mbledhjes, zbritjes dhe shumëzimit;•	 modelon dhe zgjidh barazime (barazi) dhe mosbarazime (jobarazi), duke përdorur numra të plotë.Fjalë kyçe: numër i plotë, bashkësia e numrave të plotë, numër pozitiv, numër negativ, drejtëz numerike, krahasim, shumë, ndryshim, prodhim, herës, barazi, jobarazi, shprehje numerike.
                                
   57   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67