Page 64 - Demo
P. 64
MATEMATIKA 7603.1 Kuptimi i numrit të plotë. Mbledhja dhe zbritjaA Kërkoni dhe zbuloniPika më e lartë e Tokës, ku mund të shkelë këmba e njeriut është maja e malit Everest, 8848 metra. Pika më e ulët e tokës është në bregun e Detit të Vdekur, 393 metra thellësi. Cili është ndryshimi ndërmjet këtyre dy vlerave numerike? Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.B Vrojtoni dhe mësoniNumrat e plotë pozitivë shënohen: +1; +2; +3; +4;…, ose 1; 2; 3; 4; ...; numrat e plotë negativë shënohen: –1; –2; –3; –4; ….Në boshtin numerik, çdo numri të plotë i përgjigjet një pikë. Ndër dy numra të plotë çfarëdo, më të vogël do të konsiderojmë atë, që e ka pikën përgjegjëse të vendosur majtas pikës përgjegjëse të tjetrit. Kemi: –4 < –3 < –2 < –1 < 0 < 1 < 2 < 3 < 4.Mbani mend:Numrat natyrorë, numrat e plotë negativë dhe numri zero quhen numra të plotë. Bashkësia e numrave të plotë shënohet me shkronjën Z.Numrat e plotë m dhe –m quhen të kundërt të njëri-tjetrit. Mbani mend:Mbani mend:a) Për të gjetur shumën e dy numrave të plotë negativë, mblidhen të kundërtit e tyre dhe para shumës së gjetur vendoset shenja (–). b) Për të gjetur shumën e dy numrave të plotë me shenja të ndryshme (shumën e numrit natyror n me numrin e plotë negativ –m), veprojmë kështu: I. Gjejmë numrin natyror, që është i kundërti i numrit negativ (m). II. Gjejmë ndryshimin midis numrave natyrorë n, m (nga më i madhi zbresim më të voglin). III. Rezultatit të gjetur i vëmë shenjë (+), kur n > m dhe i vëmë shenjën (–), kur n < m.a) Çdo numër i plotë negativ është më i vogël se zero. b) Çdo numër i plotë pozitiv (çdo numër natyror) është më i madh se zero. c) Çdo numër i plotë negativ është më i vogël se çdo numër i plotë pozitiv. d) Ndër dy numra negativë, më i vogël është ai që e ka pikën përgjegjëse më larg origjinës. e) Ndër dy numra negativë, më i vogël është ai që e ka të kundërtin më të madh. Shembulli 1a) (–5) + (–7) = –12, sepse të kundërtit janë 5; 7 dhe 5 + 7 = 12. b) (–12) + (+4) i kundërti i (–12) është 12 dhe 12 > 4. Gjejmë 12 – 4 = 8. Atëherë (–12) + 4 = –8. –4 –3 –2 –1 0 1 2 3Shuma e dy numrave të kundërt është 0: m + (–m) = 0 Mbledhja e numrave të plotë gëzon vetinë e ndërrimit dhe atë të shoqërimit. Për tre numra të plotë a, b, c kemi: a + b = b + a dhe (a + b) + c = a + (b + c).

