Page 65 - Demo
P. 65


                                    3. NUMRAT E PLOTË61USHTRIME1 Renditni: a) në rritje: –5; 7; –10; 0; 4; –8; b) në zbritje: 6; –3; –4; 0; 2; –1. 2 Zgjidhni ekuacionin, në bashkësinë Z të numrave të plotë. a) 5 + x = 7; b) (–4) + x = (–6); c) x + (–3) = –8; d) x + (–3) = 4; 3 Krahasoni shumat, duke vënë ndërmjet tyre shenjën < ose > ose =. a) (–5) + (–4) ... (–8) + (–1); b) (–6) + (+4) ... (+6) + (–5); 4 Në një stacion meteorologjik në Arktidë, u regjistrua temperatura –23°C. Dy orë më vonë temperatura u ul për 8°C. a) Gjeni sa gradë celsius shkoi temperatura. b) Katër orë pas leximit të parë të temperaturës, ajo shkoi në –41°C. Për sa gradë celsius kishte rënë temperatura pas katër orësh?Temperatura e ngurtësimit të amoniakut është –78°C. Gjeni:a) temperaturën e ngurtësimit të merkurit, nëse ajo është 39°C më e lartë;b) temperaturën e ngurtësimit të alkoolit, nëse ajo është 21°C më e lartë se temperatura e ngurtësimit të amoniakut.5Mbani mend:Ndryshim të numrit a me numrin b quajmë numrin e plotë, që po të mblidhet me b, jep a. Ky ndryshim shënohet a – b. Për të zbritur nga një numër i plotë një tjetër, mjafton që të zbritshmin ta mbledhim me të kundërtin e zbritësit. Me anë të shkronjave, ky rregull shkruhet kështu: a – b = a + (–b).Shembulli 2a) (–15) – 20 = (–15) + (–20) = –35 (pse?); b) 13 – (–17) = 13 + (+17) = 30 (pse?). Mbani mend:Në bashkësinë e numrave të plotë, veprimi i zbritjes mund të kryhet gjithmonë. Bashkësia e numrave të plotë është bashkësi e mbyllur ndaj ndryshimit.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Paraqitni në boshtin numerik numrat –2; 0; 2. 2. Krahasoni: –3 me 2; –4 me 0; –5 me –7. 3. Gjeni shumën: a) (–7 ) + (–8); b) (+13) + (–10); c) (+5) + (–5); d) (+15) + (–12).4. Gjeni ndryshimin: a) (+17) – (+13); b) (+17) – (–13); c) (–17) – 13; d) (–17) – (–17). 5. Në temperaturën –183 °C oksigjeni kthehet në gjendje të lëngët. Nëse temperatura ulet edhe me 31°C, atëherë oksigjeni ngrin. Cila është temperatura e ngrirjes së oksigjenit?
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69