Page 68 - Demo
P. 68


                                    MATEMATIKA 7643.3 Pjesëtimi i numrave të plotëA Kërkoni dhe zbuloniNjë zhytës ishte në thellësinë –80 m. Ai filloi të ngjitej drejt sipërfaqes së ujit, duke e zvogëluar thellësinë dy herë për çdo minutë. Në çfarë niveli thellësie do të jetë pas 3 minutash?Argumentoni. B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Numri i plotë h quhet herës i pjesëtimit të numrit të plotë a me numrin e plotë b (b ≠ 0), nëse b · h = a. Në këtë rast shkruajmë a : b = h. P.sh.: 3 · 4 = 12, prandaj 12 : 3 = 4; (–3) · (–4) = 12, prandaj 12 : (–3) = –4; (–3) · 4 = –12, prandaj (–12) : (–3) = 4; 3 · (–4) = –12, prandaj (–12) : 3 = –4. Mbani mend:Herësi i pjesëtimit të dy numrave të plotë me të njëjtën shenjë është numër pozitiv. Herësi i pjesëtimit të dy numrave të plotë me shenja të ndryshme është numër negativ. Meqenëse (–7) · 0 = 0, kemi 0 : (–7) = 0. Në përgjithësi 0 : a = 0 (a ≠ 0). Nga pjesëtimi i zeros me një numër të plotë (≠ 0) merret si herës zero. Meqenëse 1 · 5 = 5, kemi 5 : 1 = 5. Në përgjithësi a : 1 = a. Meqenëse (–1) · 7 = –7, kemi (–7) : (–1) = 7. Në përgjithësi a : (–1) = –a.Shembulli 1Zgjidhni ekuacionin (–3) · x = –21. Zgjidhje Sipas kuptimit të herësit, x është herësi i pjesëtimit të (–21) me (–3), dmth x = (–21) : (–3). Pra x = 7. Shembulli 2 Zgjidhni ekuacionin x : (–4) = –43. ZgjidhjeSipas kuptimit të pjesëtimit, x është prodhimi i faktorëve (–4) dhe (–43). Pra x = (–4) · (–43), d.m.th. x = 172. 
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72