Page 70 - Demo
P. 70


                                    MATEMATIKA 7663.4 Shprehje numerike me katër veprime me numra të plotë A Kërkoni dhe zbuloniPunë në grupKujtoni radhën e kryerjes së veprimeve në një shprehje me të katra veprimet, me dhe pa kllapa.Kryeni veprimet: a) (26 – 76) : (24 – 14); b) (1 – 56) · (1 – 12); c) (–81 + 23) : (8 – 60). B Vrojtoni dhe mësoniI. Nëse në një shprehje numerike me numra të plotë nuk ka kllapa dhe në të janë përdorur të katra veprimet aritmetike, atëherë në fillim kryhen veprimet e shumëzimit dhe të pjesëtimit, sipas radhës që janë shkruar; pastaj kryhen veprimet e mbledhjes e zbritjes, sipas radhës që janë shkruar. Shembulli 17 + 15 : (–3) – 3 · (–4) + 400 : (–200) = (kryejmë pjesëtimet dhe shumëzimet) = 7 + (–5) + 12 + (–2) = (kryejmë mbledhjen dhe zbritjen, sipas radhës që janë shkruar) = 2 + 12 + (–2) == 14 + (–2) = 12. II. Nëse në një shprehje numerike me numra të plotë figurojnë të katra veprimet aritmetike dhe kllapa të tipave të ndryshëm, atëherë kryhen në fillim veprimet brenda kllapave, sipas radhës së përparësisë: rrumbullake, katrore, gjarpërore; më pas kryhen veprimet e shumëzimit dhe pjesëtimit; pastaj veprimet e mbledhjes dhe zbritjes, sipas radhës që janë shkruar. Shembulli 2(–2) · {14 – 2 · [10 + 8 : (–2 + 6) · (–3)]} = (mbledhim brenda kllapës së vogël)= (–2) · {14 – 2 · [10 + 8 : (4) · (–3)]} = (pjesëtojmë brenda kllapës së mesme)= (–2) · {14 – 2 · [10 + 2 · (–3)]} = (shumëzojmë brenda kllapës së mesme)= (–2) · {14 – 2 · [10 + (–6)]} = (mbledhim brenda kllapës së mesme)= (–2) · {14 – 2 · 4} = (shumëzojmë brenda kllapës gjarpërore)= (–2) · (14 – 8) = (–2) · 6 = –12. C Ushtrohuni duke zbatuar1. Njehsoni 25 + 2 · (–5) – 24 : (–12) – 4 · (–2) · (–3). 2. Gjeni vlerën e shprehjeve numerike:a) 7 + (–15) : (7 – 4) + (–3) · (4 – 6); b) –3 · {21 – 2 · [4 – (–8) : (–4)]}. 3. Në njehsimin e vlerës së shprehjeve numerike të mëposhtme është bërë një gabim. Korrigjojeni atë, që barazimi të jetë i vërtetë. a) –7 + (–24) : (–8) = 10; b) 63 : (–3) –15 : (–5) = 16. 
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74