Page 71 - Demo
P. 71


                                    3. NUMRAT E PLOTË67USHTRIME1 Në radhën e veprimeve të shprehjes 15 – 2 · 4 + 2, Zana bëri një gabim.15 – 2 · 4 + 2 = = 15 – 8 + 2 == 15 – 10 == 5Gjeni ku gaboi Zana.2 Njehsoni: a) –20 : 4 – 9; b) 5 + 11 · (–4); c) (–7 + 5) : (–1); d) –27 : (–3)–10. 3 Gjeni vlerën e shprehjeve: a) –5 · (–4) · (–3) : 12; b) –125 : (2 – 27) · (–10); c) 12 · (–5) : (–6) · (–1); d) (–800) : 40 · (–5 + 9). 4 Vendosni në shprehjen a · b : c numrat e treguar dhe kryeni veprimet: a) a = –12, b = 8, c = –6; b) a = 24, b = –3, c = 9; c) a = –18, b = –3, c = –9. 5 Dihet që a = –90, b = –15, c = 3. Gjeni vlerën e shprehjeve: a) a : b · c; b) a : (b · c); c) a · b : c; d) a · (b : c).6 Gjeni vlerën e shprehjeve numerike:a) [10 · (–3) – 54 : (–9)] : 2 – [42 : (–7) – 3 · (–8)] – (–4); b) [120 : (–4) + 50 · [10 + 2 · (–4)] · (–1) + (–4) · (–2). 7 Zgjidhni ekuacionet: a) (–3) · (x + 2) = 36; b) 25 : (1 – x) = –5; c) (x – 20) : 5 = (–4). a) Një djalë nga fshati përdor ujin e mbledhur të shiut për disa nevoja të familjes së tij. Një ditë ai përdori nga ky ujë: – 250 cl për të pastruar; – 12 000 cl për të ujitur kopshtin; – 150 l për të larë veturën. Sa l ujë ka harxhuar ai? b) Gjeni sa mm shi bien mesatarisht në vit në vendbanimin tuaj; sa l ujë bie mbi çatinë e shtëpisë suaj? Nëse grumbulloni ujin që rrjedh nëpërmjet ullukut, a do të mjaftonte për të plotësuar nevojat vjetore të familjes? 4. Në autobus kishte 30 udhëtarë. Në stacionin e parë hipën 11 udhëtarë dhe zbritën 6. Në stacionin e dytë hipën 5 udhëtarë dhe zbritën 10. Në stacionin e tretë hipën sa dyfishi i numrit të udhëtarëve që hipën në stacionin e dytë dhe zbritën sa gjysma e tyre. Sa udhëtarë arritën në stacionin e katërt? Shkruani një shprehje për zgjidhjen e problemit. 8
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75