Page 73 - Demo
P. 73
3. NUMRAT E PLOTË69Njehsimin e prodhimit dhe herësit të numrave të plotë.8. Plotësoni diagramin e mëposhtëm::(–4)–44:(–2)·(–3)·(–10):11·5Zbatimin e radhës së veprimeve aritmetike në shprehjet numerike.9. Gjeni vlerën e shprehjes: a) 12 – [13 – (–11)] + (–5 – 6) – 20; b) (–15) + [(–5) + (–9) – (–4)].10.Kryeni veprimet:a) –10 – (3 + 2) · 4;b) –8 – 4 · 8 + 35;c) –6 + 9 · 2 : 3.Formimin e barazisë dhe jobarazisë, duke përdorur numra të plotë.11. Shuma e dy numrave të plotë është –18. Cilët mund të jenë këta numra?Gjeni sa më shumë përgjigje që të mundeni. Krahasojini përgjigjet me ato të shokut/shoqes. Kush ka gjetur më shumë përgjigje?Zgjidhjen e situatave problemore, duke përdorur kuptimin e numrit të plotë.12.Në Prizren, gjatë një jave u regjistrua temperatura më e ulët e ditës:E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë E diel–5°C –7°C –2°C 0°C 2°C –1°C –3Ca) Për sa gradë celsius u ul temperatura nga e hëna në të martën?b) Për sa gradë celsius ndryshoi temperatura nga e mërkura në të shtunën?c) Cili është ndryshimi i temperaturës së ditës më të ftohtë me atë të ditës më të ngrohtë?13.Merkuri i lëngshëm ngrin në temperaturën –39°C dhe vlon në temperaturën 357°C. Cili është ndryshimi i temperaturës ndërmjet dy gjendjeve?

