Page 74 - Demo
P. 74
MATEMATIKA 7703.6 Vlerësim Koha: 45 minuta1 Duke përdorur numrat pozitivë ose negativë shprehni dy pohimet e mëposhtme:a) lartësia e majës së Gjeravicës është 2656 m;b) thellësia më e madhe e detit Adriatik është 1800 m. (2 pikë)2 Pa ndërtuar boshtin numerik, tregoni cila nga pikat ndodhet më djathtas:a) –5 apo –7;b) –3 apo 3. (2 pikë) 3 Një aeroplan fluturon në lartësinë 7500 metra mbi nivelin e detit. Një nëndetëse ndodhetnë vijë të drejtë poshtë aeroplanit në thellësinë 60 metra. Sa metra larg nëndetëses është aeroplani? (2 pikë)4 Krahasoni numrat: a) –9 dhe –13; b) –8 dhe 0; c) 1 dhe –100. (3 pikë) 5 Shkruani të gjithë numrat e plotë: a) Më të mëdhenj se –7 dhe më të vegjël se 7. b) Më të mëdhenj se –8 dhe më të vegjël se 1. (2 pikë) 6 Gjeni shumat: a) (–15) + (–6); b) (+13) + (–13); c) (+14) + (–6); d) (3) + (–22). (4 pikë) 7 Gjeni ndryshimet: a) (–13) – (–20); b) –5 – (+12); c) 15 – (–4); d) 4 – (+10). (2 pikë) 8 Njehsoni: a) –12 – (+8) + (–10); b) 20 – (–14) – (–15). (2 pikë) 9 Kryeni shumëzimet dhe pjesëtimet:a) –7 · (–3); b) 5 · (–6); c) –54 : (–6); d) 42 : (–7). (4 pikë) 10 Shkruani: a) numrin negativ treshifror më të vogël, me tri shifra të ndryshme; b) numrin negativ treshifror më të madh, me tri shifra të ndryshme. (2 pikë) 11 Njehsoni vlerën e shprehjes: (2 – 6) · {13 – 2 · [4 – 6 : (–3)] · [2 – (–3)]}. (2 pikë) 12 Ditën e hënë, temperatura në Prishtinë ishte –3°C. Ditën e enjte ra për 3°C, ditën e shtunë u rrit për 9°C. a) Sa ishte temperatura ditën e enjte?b) Sa ishte temperatura ditën e shtunë?c) Sa ndryshoi temperatura nga dita e hënë në të shtunën? (3 pikë)

