Page 75 - Demo
P. 75
71A E DINI SE...?Matematika nuk është vetëm për shkencëtarët. Ajo është për të gjithë ne. Kur shkojmë në shitore, kur lyejmë ose rregullojmë shtëpinë, kur gatuajmë, kur dëgjojmë buletinin meteorologjik, kur shkojmë në bankë, kur udhëtojmë, ne përdorim vazhdimisht parimet dhe teknikat e matematikës. Gjatë shekujve, matematika është bërë një gjuhë universale që flitet nga çdokush pavarësisht nga kultura, feja ose gjinia. Në shkencë, industri, tregti dhe në jetën e përditshme matematika na ndihmon të zgjidhim disa nga problemet më të vështira që hasim.Çfarëdo të jeni duke zgjidhur, misteret e universit apo po llogarisni shpenzimet e familjes, një nga çelësat e suksesit është të dini të përdorni gjuhën e numrave. Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:• dallon numrat racionalë (pozitivë dhe negativë); • paraqet numrat racionalë në drejtëzën numerike;• përcakton vlerën absolute të numrave me shenjë;• krahason numrat racionalë;• njehson shumën, ndryshimin, prodhimin dhe herësin e numrave racionalë;• zbaton radhën e veprimeve aritmetike në shprehje numerike;• përkufizon bashkësinë e numrave racionalë si bashkësi të mbyllur ndaj mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit (në rastin kur pjesëtuesi nuk është zero);• njehson vlerën e shprehjeve me numra racionalë;• modelon dhe zgjidh barazime (barazi) dhe mosbarazime (jobarazi), duke përdorur numra racionalë.4 Numrat racionalëFjalë kyçe: bashkësia e numrave racionalë, numër racional pozitiv, negativ, drejtëz numerike, vlerë absolute, shumë, ndryshim, prodhim, herës, shprehje aritmetike, radha e veprimeve.

