Page 87 - Demo
P. 87
4. NUMRAT RACIONALË83Gjetjen e prodhimit dhe herësit të numrave racionalë.11. Shkruani herësin në trajtë thyese dhe pastaj bëni thjeshtimet e mundshme: a) –2 : 3; b) –18 : 12; c) –12 : (–36).12. Zgjidhni ekuacionin: a) –8 · x = 7,2; b) –4 : x = –0,4; c) 0,6 · y = –54.Radhën e kryerjes së veprimeve aritmetike në shprehje me numra racionalë.13. Gjeni vlerën e shprehjes: 12,57 – [14,21 – (–10,38)] + (–4,01 – 2,56) – 20,11.14. Gjeni vlerën e thyesës: a) 1, 2 3,1 0,80, 01− + ; b) 1,5 3, 2 0,50,3−+ −− . Përkufizimin e bashkësisësë numrave racionalë si bashkësi të mbyllur ndaj mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit (në rastin kur pjesëtuesi nuk është zero).15. Plotësoni fjalitë. a) Shuma e dy ose më shumë numrave racionalë është gjithmonë numër .b) Ndryshimi i dy ose më shumë numrave racionalë është gjithmonë numër .c) Prodhimi i dy ose më shumë numrave racionalë është gjithmonë numër .d) Herësi me pjesëtues të ndryshëm nga zero i dy numrave racionalë është gjithmonë numër .Modelimin dhe zgjidhjen e barazimeve (barazive) dhe mosbarazimeve (jobarazive), duke përdorur numra racionalë.16. Dihet që x < 0 dhe y < 0. Gjeni nëse numrat e mëposhtëm janë negativë ose pozitivë. a) x · y; b) (–x) · (–y); c) x + y; d) (–x) + (–y). Zgjidhjen e situatave problemore duke përdorur kuptimin e numrit racional.17. Nëse çiklisti ecën me shpejtësi 19,8 km/orë, sa rrugë (në km, në m) bën ai për 2,5 orë? 18. Muajin e parë, në fermë harxhuan 16 e kashtës; muajin e dytë 15 e mbetjes, kurse muajin e tretë 14 e mbetjes së re. Pas kësaj, në fermë mbetën 30 kv (kuintalë) kashtë. Sa kv kashtë kishte në fillim në fermë?

