Page 89 - Demo
P. 89


                                    85Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:•	 identifikon xxxxxxxxxxxxxxxxxxxFjalë kyçe: shumëkëndësh, shumëkëndësh i rregullt, kënde të brendshme, kënde të jashtme, shumë të këndeve të brendshme (të jashtme), masa e këndit, diagonale e shumëkëndëshit, paralelogram, trapez, trapezoid (romb).Gjeometria në rrafsh (2)Në fund të kësaj teme, nxënësi/ja:•	 konstrukton disa nga shumëkëndëshat e rregullt;•	 zbulon marrëdhëniet e këndeve të brendshme (shuma e tyre është 180°) dhe këndeve të jashtme (shuma e tyre është 360°) të trekëndëshit me metoda të ndryshme (p.sh.: duke renditur qoshet e letrës, duke përdorur këndmatësin etj.);•	 njehson madhësitë e këndeve të trekëndëshit (të jashtme e të brendshme), kur dihen madhësitë e dy këndeve të tij;•	 cakton shumën e këndeve të brendshme në shumëkëndësha dhe anasjellas, nga shuma e dhënë cakton shumëkëndëshin përkatës;•	 cakton numrin e diagonaleve të një shumëkëndëshi;•	 përshkruan, emërton dhe klasifikon katërkëndëshat në bazë të pozitës së brinjëve (paralelogramet, trapezat, trapezoidët). A E DINI SE...?5Është vënë re se forma më e qëndrueshme në natyrë është sipërfaqja trekëndore. Nëse keni një katror ose drejtkëndësh të formuar nga katër shufra metalike, ky mund të shndërrohet lehtësisht në paralelogram apo romboid. Kjo gjë nuk mund të ndodhë me një trekëndësh. Një figurë në formë trekëndore nuk mund të ndryshojë strukturën e saj. Kjo për arsye se çdo forcë që ushtrohet në të, përhapet në mënyrë të barabartë në të tria anët. Për këtë arsye, trekëndëshat mund t’i gjejmë gjithandej në botën që na rrethon: gjymtyrët e yllit të detit janë në formë trekëndore; rrjeta e merimangës përbëhet nga figura trekëndore; egjiptianët e lashtë i ndërtuan piramidat e tyre me atë formë; velat e anijes janë bërë në formën e trekëndëshit që t’i rezistojnë erës etj. Përdorimi i trekëndëshave në ura bëri që këto të jenë më të forta, sepse trekëndëshat e shpërndajnë në mënyrë të barabartë peshën, pa ndryshuar përmasat e tyre. Trekëndëshat janë mjete të përshtatshme për arkitekturën dhe përdoren në bazamentet e ndërtesave dhe strukturave të tjera, pasi ato sigurojnë forcë dhe qëndrueshmëri. 
                                
   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93