Page 92 - Demo
P. 92


                                    MATEMATIKA 7885.2 Konstruktimi i shumëkëndëshave të rregulltA Kërkoni dhe zbuloniPunë në grupKonstruktoni me kompas dhe vizore trekëndëshin barabrinjës.Konstruktoni me kompas dhe vizore katrorin me brinjë të dhënë 5 cm.Argumentoni veprimet.B Vrojtoni dhe mësoniKonstruktimi i gjashtëkëndëshit të rregullt.Mënyra INdërtojmë një rreth me qendër O. Duke u nisur nga një pikë A e rrethit, presim në mënyrë të njëpasnjëshme harqe me rreze sa rrezja e rrethit. Merren kështu, njëra pas tjetrës, pikat B, C, D, E, F. Duke i bashkuar ato me segmente të njëpasnjëshme, merret gjashtëkëndëshi i rregullt ABCDEF. Brinja e tij është sa rrezja e rrethit. Nëse bashkojmë pikën O me pikën A dhe B, trekëndëshi AOB është trekëndësh barabrinjës nga vetë konstrukturimi që bëmë: AB = AO = BO, me rrezen e vetë rrethit.Mënyra IITë gjitha këndet e brendshme të gjashtëkëndëshit të rregullt kanë masë të barabartë me 120°. Ne mund ta përdorim këtë veti, për të vizatuar një gjashtëkëndësh të rregullt.ShembullKonstruktoni një gjashtëkëndësh të rregullt me brinjë 7 cm.Zgjidhje•	 Vizatoni një segment horizontal me gjatësi 7 cm. •	 Me këndmatësin tuaj, konstruktoni kënde me masë 120° në të dyja anët e segmentit.•	 Te krahët e këtyre këndeve, caktoni segmente me gjatësi 7 cm.•	 Rrotullojeni fletën tuaj dhe përsëriteni këtë veprim për secilën brinjë, derisa të keni konstruktuar një gjashtëkëndësh të rregullt.FA DEOB CFig. 5.10këndi i brendshëm igjashtëkëndëshit të rregullt1200Fig. 5.117 cm7 cm1200 12007 cm12007 cm 7 cm1200Fig. 5.12a)c)b)
                                
   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96