Page 93 - Demo
P. 93
5. GJEOMETRIA NË RRAFSH (2)89USHTRIME1 Duke përdorur vizoren dhe këndmatësin, konstruktoni një trekëndësh barabrinjës me brinjë 4 cm.2 Duke përdorur vizoren dhe këndmatësin, konstruktoni një katror me brinjë 4 cm. Konstruktoni një rreth të brendashkruar dhe të jashtëshkruar ndaj katrorit.3 Duke përdorur vizoren dhe këndmatësin, konstruktoni një shumëkëndësh të rregullt me brinjë 7 cm dhe kënd të brendshëm 108°. Si emërtohet ky shumëkëndësh?4 Duke i ndarë në dy gjysma simetrike, palosni pesëkëndëshin, gjashtëkëndëshin dhe tetëkëndëshin e rregullt. Sa herë mund ta bëni këtë për secilën figurë?5 Vendosni pesëkëndëshin e rregullt në një pozicion çfarëdo mbi fletoren tuaj. Rrotullojeni rreth vetes, në mënyrë që të vijë në pozicionin fillestar. Sa herë mund ta bëni këtë? Përsëriteni këtë veprim për gjashtëkëndëshin dhe tetëkëndëshin. 6 Përsëritni kërkesat e ushtrimeve 4 dhe 5 edhe për trekëndëshin barabrinjës.7 Në pesëkëndëshin, gjashtëkëndëshin dhe tetëkëndëshin tuaj të rregullt, matni këndet. Plotësoni pohimet e mëposhtme duke vendosur vlerën e saktë.a. Shuma e masave të këndeve të pesëkëndëshit të rregullt është shkallë.b. Shuma e masave të këndeve të gjashtëkëndëshit të rregullt është shkallë.c. Shuma e masave të këndeve të tetëkëndëshit të rregullt është shkallë.Rrezja e këtij rrethi paraqet largesën e qendrës O nga cilado brinjë e shumëkëndëshit të rregullt. Rrethi i tillë quhet rreth i brendashkruar në shumëkëndësh.Mbani mend:Në çdo shumëkëndësh të rregullt mund të brendashkruhet dhe të jashtëshkruhet një rreth.Punë në grupKonstruktoni një trekëndësh barabrinjës me ndihmën e vizores dhe të kompasit. Konstruktoni një katror me ndihmën e vizores dhe të kompasit.Argumentoni veprimet.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Duke përdorur vizoren dhe këndmatësin, konstruktoni një tetëkëndësh të rregullt me brinjë 6 cm (këndi i brendshëm i tetëkëndëshit të rregullt është 135°).2. Përzgjidhni një nga shumëkëndëshat e rregullt. Skiconi shtrimin e një sipërfaqeje dhome me llojin e shumëkëndëshit që keni përzgjedhur. Punë në grupVrojtoni gjashtëkëndëshin ABCDEF. Gjeni mesin M të segmentit [AB]. Konstruktoni rrethin me qendër në O dhe rreze [OM]. Çfarë vëreni? Fig. 5.13OA M BCE DFrbb

