Page 95 - Demo
P. 95
5. GJEOMETRIA NË RRAFSH (2)91USHTRIME1 A janë të vërteta fjalitë e mëposhtme? a) Një trekëndësh mund të ketë dy kënde të drejta. b) Një trekëndësh mund të ketë vetëm një kënd të ngushtë. c) Këndet e ngushta të një trekëndëshi kënddrejtë janë komplementare (plotësuese)? 2 Gjeni masën e këndit të tretë të trekëndëshit, kur masat e dy këndeve të tjera të tij janë: a) 45° dhe 60°; b) 45° dhe 90°; c) 120° dhe 30°. 3 Në trekëndëshin ABC me perimetër 52 cm, kemi AB + BC = 34 cm dhe AB + AC = 38 cm. Gjeni gjatësitë e brinjëve. 4 Në një trekëndësh kënddrejtë, ndryshimi midis këndeve të ngushta është 20°. Gjeni masat e këtyre këndeve. 5 Në një trekëndësh, masa e njërit kënd është sa dyfishi i masës së një tjetri dhe masa e këndit të tretë është sa shuma e masave të dy të tjerëve. Gjeni masat e këndeve të trekëndëshit. 6 Gjeni masat e këndeve x, y, z në figurën 5.17. B D CAy xz700200 1100Fig. 5.177 Masa e këndit A në trekëndëshin ABC është 102° dhe këndi B është sa dyfishi i këndit C. Gjeni masat e këndeve të trekëndëshit. Mbani mend:Shuma e masave të këndeve të brendshme të trekëndëshit është 180°.C Ushtrohuni duke zbatuar 1. Në një trekëndësh kënddrejtë, masa e një këndi të ngushtë është 35o. Sa është masa e këndit tjetër të ngushtë? 2. A ekziston trekëndësh, brinjët e të cilit të jenë: a) 2 cm, 3 cm, 4 cm; b) 2 cm, 2 cm, 4 cm; c) 2 cm, 3 cm, 6 cm? 3. Në figurën 5.16, trekëndëshi ABC është dybrinjënjëshëm (AB = AC) dhe [PQ] || [BC]. Gjeni masat e këndeve x dhe y. 4. Skiconi shtrimin e sipërfaqes së një dhome me pllaka në formë trekëndëshi.A640yxP QB CFig. 5.16

