Page 97 - Demo
P. 97


                                    5. GJEOMETRIA NË RRAFSH (2)93USHTRIME1 Njëri kënd i trekëndëshit kënddrejtë është 34°. Gjeni masat e tri këndeve të jashtme të trekëndëshit.2 Në trekëndëshin barakrahës, këndi përballë bazës është 50°. Gjeni masën e këndit të jashtëm në njërin nga kulmet e bazës.3 Në trekëndëshin barakrahës masa e këndit në bazë është 46°. Gjeni masën e këndit të jashtëm në kulmin përballë bazës së trekëndëshit.4 Njëri kënd i trekëndëshit është 45°, kurse njëri nga dy këndet e tjera është dy herë më i madh se këndi i tretë.a) Gjeni masat e këndeve të trekëndëshit.b) Gjeni këndin e jashtëm, fqinj me këndin më të vogël.5 Këndi në kulm përballë bazës së trekëndëshit barakrahës është 3 herë më i madh se këndi në bazën e tij. Gjeni këndet e brendshme dhe këndet e jashtme të trekëndëshit.6 Masat e këndeve të brendshme të një trekëndëshi formojnë raportet 1 : 2 : 3. Gjeni masat e këndeve të jashtme të trekëndëshit.7 A mund të ndodhë që një kënd i jashtëm i trekëndëshit të jetë i barabartë me një kënd të brendshëm të tij?Shembulli 2Në figurën 5.23, krahas secilit prej këndeve të brendshme a, b, c të trekëndëshit ABC, janë shënuar edhe këndet e jashtme përgjegjëse α ;β ;γ .Për secilin nga këndet e jashtme shkruajmëα =180° – a; β = 180° – b ; γ = 180° – c. Prej këtu del α + β + γ = (180° – a) + (180° – b) + (180° – c) D.m.th. α + β + γ = 540° – (a + b + c) = 540° – 180°(pse?).Si përfundim α + β + γ = 360°.Mbani mend:Shuma e masave të këndeve të jashtme të trekëndëshit është 360°.C Ushtrohuni duke zbatuar1. Gjeni këndin e jashtëm të trekëndëshit barabrinjës.2. Gjeni tri këndet e jashtme të trekëndëshit kënddrejtë barakrahës.3. Kryeni matjet e nevojshme për të gjetur këndet e brendshme dhe të jashtme të trekëndëshit të Bermudës. CBAca bγαβFig. 5.23TREKËNDËSHI FLORIDË I BERMUDËS PORTO RIKO OQEANI ATLANTIK BERMUDË 
                                
   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101