Page 98 - Demo
P. 98
MATEMATIKA 7945.5 Katërkëndëshat. Shuma e këndeve të brendshmeA Kërkoni dhe zbuloniNë figurë është dhënë një shumëkëndësh. Emërtoni shumëkëndëshin.Tregoni llojin e shumëkëndëshit.Gjeni këndet e brendshme të shumëkëndëshit. Me ndihmën e këndmatësit matni secilin prej këndeve të brendshme. Gjeni shumën e tyre. Gjeni këndet e jashtme të shumëkëndëshit. Matni këndet dhe gjeni shumën e tyre. Çfarë vini re?Bashkëbisedoni me shokun/shoqen.B Vrojtoni dhe mësoniMbani mend:Shumëkëndëshi që ka katër brinjë quhet katërkëndësh. Në figurën 5.25/a është paraqitur një katërkëndësh konveks, kurse në figurën 5.25/b është paraqitur një katërkëndësh konkav. Më tutje ne do të shqyrtojmë vetëm katërkëndësha konveksë, të cilët do t’i quajmë katërkëndësha. Në figurën 5.25/a brinjët [AB] dhe [CD] quhen brinjë të përballshme të katërkëndëshit. Po kështu, edhe brinjët [AD] dhe [BC] janë të përballshme të katërkëndëshit. Brinjët [AC] dhe [BD] quhen diagonale të katërkëndëshit.Fig. 5.24C DA B BD CAa) b)Fig. 5.25Mbani mend:Shuma e masave të këndeve të brendshme të katërkëndëshit është 360°. Shuma e masave të këndeve të jashtme të katërkëndëshit është 360°.Punë në grupMe vizore dhe laps, vizatoni një katërkëndësh. Priteni me kujdes.Tani ngjyrosni secilin kënd me ngjyra të ndryshme. Pritini këndet sipas vijës së ndërprerë. Vendosini me kujdes këndet pranë njëri-tjetrit. Çfarë këndi formohet me këto katër kënde? Fig. 5.26

