Page 100 - Demo
P. 100


                                    Shumë pajisje shtëpiake, si llambat, makinat larëse, furrat e pjekjes, pjatalarëset, aspiratorët dhe frigoriferët, përdorin rrymë AC, e cila shpërndahet drejtpërdrejt nga rrjeti elektrik nëpërmjet prizave të energjisë ose gjeneratorit. Energjia elektrike e prodhuar në termocentrale dhe e dërguar në shtëpi transmetohet gjithashtu si rrymë alternative, për shkak se gjenerimi dhe transportimi i rrymës AC në distanca të gjata është relativisht i lehtë. Kjo ndodh sepse në tensionet e larta (mbi 110 kV) humbet më pak energji në transmetimin e energjisë elektrike.Rryma e vazhduar (DC)Rryma e vazhduar është pak më e lehtë për t’u kuptuar sesa rryma alternative. Ndryshe nga rryma AC që ndryshon drejtimin dhe madhësinë, DC siguron tension ose rrymë konstante.Si prodhohet rryma DC?DC mund të gjenerohet në disa mënyra:• nga një gjenerator AC, i pajisur me një pajisje të quajtur “komutator”, mund të prodhojë rrymë të drejtpërdrejtë;• nga përdorimi i një pajisjeje të quajtur “adaptor (ndreqës)”, që e kthen rrymën nga AC në DC;• nga bateritë që sigurojnë rrymë DC, e cila krijohet nga një reaksion kimik brenda baterisë.Përdorime të rrymës DCQarku elektrik që ndërtojmë në projektet tona apo pjesët elektronike që përdorim, punojnë me rrymë DC. Fuqia e DC është shumë më e qëndrueshme sa i përket shpërndarjes së tensionit, që do të thotë se shumica e pajisjeve elektronike mbështeten në të dhe përdorin burime energjie DC, si p.sh., bateritë. Pajisjet elektronike mund ta konvertojnë energjinë AC nga prizat në energji DC duke përdorur një pajisje përshtatëse, shpesh të integruar në furnizimin me energji të pajisjes. Gjithashtu, për të ngritur ose ulur tensionin në një nivel të përshtatshëm për pajisjen në fjalë përdoret një transformator. Shembuj të pajisjeve që punojnë me DC përfshijnë: telefonat celularë, iPad-et, laptopët, elektrikët e dorës etj.DC përdoret zakonisht nga pajisje që funksionojnë me bateri, të cilat e ruajnë energjinë për përdorim të mëvonshëm. Kur bateritë ngarkohen nga rrjeti elektrik, AC konvertohet në DC nga një adaptor (përshtatës) dhe ruhet në bateri.Fuqia e rrymës direkte (DC) është një rrymë elektrike lineare - ajo paraqitet në mënyrë grafike me një vijë të drejtë.Në rrymën e drejtpërdrejtë, voltazhi është gjithmonë konstant dhe energjia elektrike rrjedh në një drejtim të caktuar. Në të kundërt, në rrymën alternative, voltazhi ndryshon periodikisht nga pozitiv në negativ dhe nga negativ në pozitiv; dhe drejtimi i rrymës gjithashtu ndryshon periodikisht, në përputhje me rrethanat.1. Çfarë kuptoni me rrymë alternative? Jepni shembuj të përdorimit të rrymës alternative.2. Cilat janë mënyrat e gjenerimit të rrymës së vazhduar? Jepni shembuj të përdorimit të saj.3. Cili është ndryshimi ndërmjet rrymës alternative dhe rrymës së vazhduar?PROVONI VETENrryma e drejtpërdrejtëti,vFig. 3 Grafiku i rrymës DC98TEMA 5 STRUKTURAT, MEKANIZMAT, FORCAT DHE ENERGJIA
                                
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104