Page 101 - Demo
P. 101


                                    Motori elektrik Ndryshe nga gjeneratori apo dinamoja, që prodhojnë energji elektrike duke shfrytëzuar energjinë mekanike, motori elektrikështë pajisja që përdor energjinë elektrike për të prodhuar energji mekanike në formën e lëvizjes rrotulluese. Ai e prodhon këtë energji përmes bashkëveprimit të fushës magnetike dhe përçuesve elektrikë. Motorët elektrikë kanë përdorim të gjerë; ata gjenden te turbinat industriale, pompat, automjetet, pajisjet shtëpiake, mjetet e punësetj. Motorët elektrikë janë të instaluar te makina larëse, frigoriferi, pjatalarësja, fshesa me korrent, shtrydhësja e frutave, rrahësja e brumit, ventilatorët, makinat elektrike të rrojës etj. Motorët elektrikë përdoren edhe në industri për të vënë në lëvizje pajisjet dhe mekanizmat me të cilët janë të lidhur. Më të mëdhenjtë mes motorëve elektrikë janë përdorur për lëvizjen e anijeve të mëdha, në makineritë për nxjerrjen e naftës etj. Parimi i funksionimitPuna e motorit elektrik bazohet në parimet fizike të zbuluara nga shkencëtari Majkëll Faradei (Michael Faraday) në vitin 1821. Ai bëri një zbulim të rëndësishëm: gjatë ndërveprimit të rrymës elektrike në një përçues dhe një magneti të përhershëm, shfaqet rotacioni i vazhdueshëm. Motori i thjeshtë përbëhet nga një magnet dhe një spirale teli. Kur rryma rrjedh nëpër tel, ajo krijon fushë magnetike. Vendosja e një magneti tjetër pranë kësaj fushe krijon një forcë. Madhësia e forcës varet nga tre faktorë:• sasia e rrymës që rrjedh në tel;• gjatësia e telit;• forca e fushës magnetike.Rritja e madhësisë së ndonjërit prej këtyre faktorëve, do të rritë forcën dhe rrjedhimisht do të rritë shpejtësinë e motorit. Kur aplikohet tension (nëpërmjet komutatorit), rryma rrjedh rreth spirales. Një forcë krijohet nga fusha magnetike dhe spiralja largohet, në përputhje me rregullin e dorës së majtë të Flemingut. Ndërsa spiralja rrotullohet drejt anës së kundërt, forca ia ndryshon drejtimin dhe motori nuk rrotullohet.  shpjegon punën e motorit, shndërrimin e energjisë elektrike në mekanike.Kujtoni pajisjen që shërben për rrahjen e vezëve. Shpjegoni në çfarë e shndërron energjinë elektrike pajisja. Shpjegoni si funksionon ajo. AKTIVITETmotor elektrik, motor DC, motor AC, rotori, statori.FJALË KYÇE:Fig. 1Fig. 2Forca (F)Forca (F)Rrjedha e rrymësFusha magnetikeRrjedha e rrymës Motor i thjeshtë elektrikParimi i funksionit të motorit elektrik99Nxënësi/ja:Motori elektrik 5.16
                                
   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105