Page 102 - Demo
P. 102


                                    Për ta parandaluar këtë, komutatori e ndërron rrymën, në mënyrë që ajo të rrjedhë në drejtim të kundërt përmes spirales, e cila më pas vazhdon të rrotullohet.Ky proces bëhet çdo gjysmë rrotullimi dhe vazhdon të përsëritet, ndërkohë që ka një furnizim për komutatorin. Për të ndryshuar drejtimin e rrotullimit të motorit, thjesht ndryshoni polaritetin e furnizimit me anë të komutatorit. Motorët tipikë DC kanë mbështjellje të shumta dhe segmente komutatorësh, për të siguruar që ata të funksionojnë pa probleme dhe të ndizen lehtësisht.Llojet e motorëve elektrikëMotorët elektrikë vijnë në forma të ndryshme, në varësi të llojit të rrjedhës së rrymës që përdorin, modelit të mbështjelljes së tyre dhe mënyrës se si krijojnë fushë magnetike, prandaj mund të kategorizohen në mënyra të ndryshme.Sipas rrymës me të cilën punojnë, motorët elektrikë ndahen në dy grupe: 1. Motorët AC mund të vihen në punë nga rryma alternative nga rrjeti qendror i shpërndarjes elektrike. Dy llojet kryesore të motorëve AC janë motorët sinkronë dhe asinkronë.2. Motorët DC mund të vihen në punë nga rryma e vazhdueshme, si p.sh., një bateri, që mundëson funksionimin e pajisjeve portative ose automjeteve motorike. Pjesët kryesore të një motori DC përshkruhen si më poshtë:Statori është pjesa e jashtme dhe e palëvizshme e një motori DC. Ai është një magnet i përhershëm që nuk lëviz. Zakonisht elektromagnetet përdoren më shpesh, për të siguruar më shumë energji.Rotori është pjesa e brendshme e motorit. Ai është spiralja që është montuar në një bosht dhe rrotullohet me shpejtësi të lartë, duke siguruar energji mekanike rrotulluese për sistemin. Komutatori: Kur fuqia DC dërgohet përmes rotorit, ajo krijon një fushë elektromagnetike të përkohshme që ndërvepron me fushën magnetike të përhershme të statorit. Detyra e komutatorit është të mbajë polaritetin e fushës në rrotullim, gjë që ruan rrotullimin e rotorit. Ky komponent është kyç në motorët DC. Pa të, rotori nuk do të ishte në gjendje të rrotullohej vazhdimisht, për shkak të forcave kundërshtuese të krijuara nga rryma alternative. Komutatori lejon që rotori të rrotullohet, duke e kthyer rrymën sa herë që spiralja bën një gjysmë rrotullimi.Burimi i energjisë: Furnizon një forcë elektromotore, e cila bën që rryma të rrjedhë në sistem. Furçat (fshirëset): Këto janë të lidhura me terminalet e burimit të energjisë, duke lejuar që energjia elektrike të rrjedhë në komutator. Ato transferojnë energjinë nga bateria te komutatori teksa rrotullohet motori. (Për shkak se furçat mund të konsumohen dhe kanë nevojë për zëvendësim, motorët modernë DC shpesh janë pa furça.)1. Përse shërbejnë motorët elektrikë?2. Cili është parimi i funksionit të motorit elektrik?3. Si klasifikohen motorët? 4. Cili është dallimi midis motorëve AC dhe atyre DC?5. Listoni disa pajisje që keni në shtëpi, të cilat kanë në përbërjen e tyre motor elektrik.PROVONI VETENFig. 3 Motori DCstatori rotorikomutatoriburimi i energjisëfurçat100TEMA 5 STRUKTURAT, MEKANIZMAT, FORCAT DHE ENERGJIA
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106