Page 103 - Demo
P. 103
TEMA 6Teknologjia e informacionit dhe e komunikimitNë këtë tematikë, nxënësit/et do të përdorin në mënyrë të pavarur programin për përpunimin e tekstit, për vendosjen e figurave të ndryshme, krijimin e tabelave dhe grafikëve; do të kryejnë printime, si dhe veprime të tjera në faqen e punës. Më tej, ata do të zhvillojnë aftësitë në shkrimin e teksteve të ndryshme duke krijuar, edituar artikuj të ndryshëm për edukimin, sportin, shëndetësinë etj.Në vazhdim të kësaj tematike, nxënësit/et do të përshkruajnë funksionimin e rrjetit kompjuterik dhe të protokolleve për komunikimin në internet. Gjithashtu, ata do të jenë të gjendje të dallojnë funksionimin e strukturave URL në internet përmes paraqitjes praktike dhe grafike; të krijojnë plane për mbrojtjen e të dhënave, të sigurisë në internet, si dhe të prezantojnë zgjidhje të ndryshme për sigurinë në internet.Në fund të kësaj tematike, nxënësit/et do të dinë të krijojnë BLOG-un për komunikimin me të tjerët, si dhe do të jenë të aftë për zbatimin e njohurive të fituara në krijimin e projekteve të ndryshme digjitale për teknologjinë, mjedisin, materialet etj.

