Page 104 - Demo
P. 104
Programet për përpunimin e tekstitTë gjithë librat, revistat dhe çdo dokument zyrtar që lexojmë çdo ditë shkruhen në kompjuter nëpërmjet programeve për përpunimin e tekstit, që ndryshe njihen si Përpunues teksti (ang. Word Processor). Këto janë programe aplikative që shërbejnë për krijimin, përpunimin dhe ruajtjen e dokumenteve që përmbajnë tekst. Përveç tekstit, ato mund të përmbajnë edhe tabela, grafikë, fotografi, diagrame, vizatime etj. Me këto programe mund të shkruajmë: libra, gazeta, revista, broshura, fletëpalosje, raporte, projekte, ese, artikuj, detyra (fig. 1).Brenda dokumentit, teksti mund të shtohet, modifikohet, zhvendoset, kopjohet ose fshihet. Shumica e përpunuesve të tekstit ofrojnë mundësinë e kontrollit për drejtshkrimin dhe gramatikën.Programi më i njohur që përdoret më së shumti për përpunimin e tekstit është Microsoft Word, me të cilin do të njiheni më shumë në mësimet e ardhshme. Ka edhe aplikacione të tjera të përpunimit të tekstit, të cilat përdoren gjerësisht. Shembujt përfshijnë: Microsoft Word, Open Office Writer, Word Perfect dhe Google Drive Document (fig. 2). njeh programet për përpunimin e tekstit dhe përparësitë e përdorimit të tyre.Nëse mësuesi/ja ju kërkon të shkruani një ese të shkurtër për një temë të caktuar, cilën mënyrë do të zgjidhnit për shkrimin e saj:1. me letër dhe laps; 2. me makinë shkrimi; 3. me kompjuter? Nëse do të zgjidhnit mënyrën e tretë, cilin nga programet kompjuterike do të përdornit dhe pse? Diskutoni se cilat janë përparësitë kur shkruani në kompjuter.AKTIVITETprogram për përpunimin e tekstit, krijim, editim, ruajtje, shtypje.FJALË KYÇE:Fig. 1 Përdorimet e programeve për përpunimin e tekstitFig. 2 Shembuj programesh të përpunimit të tekstit (Microsoft Word, Open Office, Google Drive Document)Nxënësi/ja:102Programet për përpunimin e tekstit 6.1

