Page 105 - Demo
P. 105


                                    Pavarësisht llojit të programit, pothuajse të gjithë kanë të njëjtat funksione:• ndihmojnë në krijimin dhe ruajtjen e dokumenteve; • ofrojnë mundësinë e shtimit në tekst të tabelave, grafikëve, diagrameve, vizatimeve, fotove etj.;• ndihmojnë në korrigjimin e gramatikës dhe drejtshkrimit të fjalive;• sigurojnë funksionin e krijimit të dokumenteve me redaktimin, ruajtjen dhe printimin bazë të tij;• ndihmojnë në kopjimin e tekstit së bashku me lëvizjen e fshirjes dhe ngjitjes së tekstit brenda një dokumenti të caktuar;• ndihmojnë në formatimin e tekstit, si: theksimi, nënvizimi, lloji i germës etj.;• ofrojnë funksionin e krijimit dhe redaktimit të formateve të tabelave;• ndihmojnë në futjen e elementeve të ndryshme nga disa lloje të tjera softuerësh.Një dokument teksti realizohet nëpërmjet programeve të përpunimit të tekstit (fig. 3), duke kaluar nëpër disa faza: krijimi, editimi (modifikimi, ndryshimi, rregullimi), ruajtja dhe në fund printimi (shtypja). 1. Përse shërbejnë programet për përpunimin e tekstit?2. Cilat janë disa nga funksionet e përpunuesve të tekstit?3. Tregoni përparësitë e programeve të përpunimit të tekstit.4. Cilat janë disa nga fazat që ndiqen për realizimin e një dokumenti? Plotësoni skemën.PROVONI VETENPërparësitë e përdorimit të programeve për përpunimin e tekstit• Ndikojnë në ruajtjen e mjedisit, duke ndihmuar në uljen e sasisë së dokumenteve që printohen në letër. • Kostoja e letrës dhe mbetjeve postare reduktohet.• Programi ofron lehtësi në ndryshimin e stilit dhe llojit të shkrimit.• Ofrojnë mjete të ndryshme, si: kopjimi, fshirja dhe formatimi etj.• Duke ruajtur modele të krijuara më përpara, e bën më të lehtë kryerjen e detyrave të përsëritura dhe kursen kohë në krijimin e tyre.• Prodhojnë dokumente pa gabime.• Ofrojnë siguri për dokumentet.Krijimi Editimi Ruajtja ShtypjaFig. 3 Fazat e realizimit të dokumentit nëpërmjet programeve të përpunimit të tekstit103TEMA 6 TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT
                                
   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109