Page 106 - Demo
P. 106


                                    Hapja e programit WordMs Word është krijuar nga kompania Microsoft qysh në vitin 1983 dhe është pjesë e paketës Microsoft Office. Microsoft Word është i disponueshëm për Microsoft Windows, Apple macOS, Android dhe Apple iOS. Ekzistojnë disa versione të tij, ku më të fundit janë: Word 2016, Word 2019 dhe Word 2021. Pavarësisht versionit që keni zgjedhur, funksionet dhe komandat janë pothuajse të ngjashme, me përjashtim të ndonjë ndryshimi të vogël. Nëse në kompjuter keni programin Windows 10, për të aktivizuar programin Ms Word mund të ndiqni disa mënyra:Mënyra 1: Klikoni butonin Start ose shtypni butonin Windows te tastiera, e cila shfaq menynë Start. Në listën e aplikacioneve që shfaqen, kërkoni aplikacionin Word dhe klikoni mbi të. Mënyra 2. Shkruani në kutinë e kërkimit Search fjalën Word dhe shfaqet lista e programeve, ku mund të zgjidhni Word . Mënyra 3. Klikoni mbi ikonën e programit Word në desktop . Kur hapni programin Word për herë të parë, do të shfaqet dritarja e fillimit të programit (fig.1), nga ku mund të hapni një nga dokumentet tuaja të modifikuara së fundmi (Recent) ose krijoni një dokument të ri (New). Këtu mund të zgjidhni një dokument bosh (Blank) apo të përdorni një model të gatshëm (Template). përdor në mënyrë të pavarur programin për përpunimin e tekstit.Tregoni disa nga programet apo aplikacionet që njihni dhe keni përdorur për shkrimin e tekstit. Çfarë veçorish kanë ato?AKTIVITETprogram, word, tekst, dritare.FJALË KYÇE:Zgjidhni dokumentin bosh (Blank document) për të hyrë në ndërfaqen Word dhe për të punuar një dokument vetë nga fillimi. Dritarja e programit Word tregohet në figurën e mëposhtme (fig. 2).Fig. 1 Dritarja e fillimit të programitNxënësi/ja:104Fillimi i punës me programin Ms Word 6.2
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110