Page 107 - Demo
P. 107


                                    1. Shiriti i titullit (Title Bar): shfaq emrin e dokumentit shoqëruar me emrin e softuerit ku po punohet (Document 1-Word). Në të djathtë të shiritit, ndodhen komandat bazë për rregullimin e dritares së programit: Minimize (minimizo), Maximize (maksimizo), Restore (rikthe) dhe Close (Mbyll).2. Shiriti i veglave për veprime të shpejta (Quick Access Toolbar): përmban komandat që përdoren më shpesh, të tilla si: Save (Ruaj), Undo (Zhbën veprimin e fundit) dhe Redo (Ribën veprimin e fundit të zhbërë). Në këtë shirit ndodhet edhe një meny rrëshqitëse, ku mund të shtoni komanda të tjera të përdorura ose të nevojshme.3. Shiriti i menyve (Menu Bar) përbëhet nga menytë: File, Home, Insert, Design, Layout, References, Mailings, Review, View, Help. 4. Shiriti i komandave (Ribbon): shfaq komandat e nevojshme për punën që do të kryhet. Komandat janë të grupuara në grupe, të cilat përmbajnë edhe opsione të fshehura për specifika të tjera, që shfaqen kur klikoni shigjetën e vogël në të djathtë të skedës . Pamja e Shiritit do të ndryshojë në varësi të menysë së zgjedhur. 5. Hapësira punuese tregon përmbajtjen e dokumentit që po editohet.6. Shiriti i lëvizjes: (Scroll Bar) ju lejon të ndryshoni pozicionin e shfaqjes së dokumentit që po redaktoni.7. Shiriti i statusit (Status Bar): shfaq informacion rreth dokumentit që po redaktoni.8. Rrëshqitësi i kontrollit të zmadhimit: ju lejon të ndryshoni cilësimet e zmadhimit të dokumentit që po redaktoni.1. Cilat janë mënyrat e hapjes së programit Ms Word?2. Plotësoni:Blank document ________________________________________________________ .Template ______________________________________________________________ .New __________________________________________________________________ .Recent ________________________________________________________________ .PROVONI VETENFig. 2 Dritarja e punës së programit Word105TEMA 6 TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT
                                
   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111