Page 108 - Demo
P. 108
Backstage ViewKur shtypni menynë File, në ekran shfaqet një dritare (Backstage View), e cila në anën e djathtë të tij përmban komanda që veprojnë në vetë dokumentin dhe jo në përmbajtjen e tij, të tilla si për ruajtjen, hapjen e një skedari, printimin dhe shpërndarjen e dokumentit etj. Shigjeta majtas mundëson mbylljen e Backstage-it dhe kthimin te hapësira punuese në Word.Paneli i informacionit (Info) përmban informacione mbi dokumentin. Gjithashtu, mund të inspektoni dokumentin për të hequr informacionin personal dhe për ta mbrojtur atë, për të mos lejuar të tjerë të bëjnë ndryshime në dokumentin e krijuar nga ju.Komanda New ju lejon të krijoni një dokument të ri të zbrazët (bosh), Blankdocument, ose mund të zgjidhni një nga modelet e gatshme (Template) që ofron programi.Mund të hapni dokumente të ruajtura në kompjuterin tuaj ose në hapësirën e ruajtjes OneDrive.Nëpërmjet komandave Save dhe Save As, ruani dokumentet në kompjuterin tuaj ose në hapësirën e ruajtjes OneDrive.Nga paneli Print, mund të ndryshoni cilësimet e printimit dhe të printoni dokumentin tuaj. Gjithashtu, mund të shihni një pamje paraprake të dokumentit tuaj.Nëpërmjet komandës Share, mund të ftoni të tjerët të shikojnë dhe të bashkëpunojnë në dokumentin tuaj.Nga këtu, mund ta eksportoni dokumentin tuaj në një format tjetër skedari, si për shembull, PDF/XPS.Mundëson mbylljen e dokumentit ku po punoni.Nga paneli i llogarisë, mund të hyni në informacionin e llogarisë suaj Microsoft, të modifikoni temën dhe sfondin tuaj dhe të dilni nga llogaria juaj.Këtu mund të ndryshoni opsione të ndryshme të Word-it. Për shembull, mund të kontrolloni cilësimet e kontrollit drejtshkrimor dhe gramatikor, cilësimet e “Rikuperimit automatik” dhe preferencat e gjuhës. përdor në mënyrë të pavarur programin Word për krijimin dhe ruajtjen e dokumentit.Hapni programin Word dhe klikoni menynë File. Lexoni komandat që shfaqen në dritare dhe jepni mendimin tuaj se për çfarë shërbejnë.AKTIVITETfile, informacion, hap, mbyll, ruaj, print, krijo, Backstage View.FJALË KYÇE:Nxënësi/ja:106Krijimi dhe ruajtja e dokumentit 6.3

