Page 109 - Demo
P. 109
Krijimi i dokumentitNjë mënyrë e shpejtë e krijimit të një dokumenti të ri është nëpërmjet komandës New. Për këtë:- klikoni butonin e djathtë të mausit në desktop;- shfaqet një dritare, ku zgjidhni opsionin New;- në në menynë e shfaqur, zgjidhni Microsoft Word Document; - në desktop shfaqet ikona e programit, e emërtuar New Microsoft Word Document;- klikoni mbi ikonën dhe, pasi të hapet dokumenti, shtypni butonin e mbylljes së dokumentit (Close). - në ekran shfaqet një dritare, ku ju kërkohet nëse do ta ruani dokumentin. A mund të thoni përse shfaqet kjo dritare?Ruajtja e dokumentitKur krijoni një dokument të ri, e rëndësishme është që në fillim, dokumentin ta ruani diku në kompjuter apo një hapësirë tjetër ruajtjeje, për të mos humbur punën e bërë. Një mënyrë që të ruhen ndryshimet e fundit, gjatë punës në programin Word, është komanda Save, e cila ndodhet në shiritin e shpejtë të komandave. Në rastin kur dokumenti ruhet për herë të parë, ndiqen këta hapa:• në shiritin e komandave të shpejta (Quick Access Toolbar) klikoni Save (fig. 2); • në dritaren që shfaqet, zgjidhni hapësirën e memories ku do të ruhet dokumenti dhe vendosni një emër (p.sh. projekti-tik);• te rubrika e zgjedhjes së vendit të ruajtjes së dokumentit (Chose a Location), klikoni shigjetën e vogël dhe zgjidhni adresën ku do të ruhet dokumenti. Mund të zgjidhni opsionin One Drive ose një dosje që ndodhet në kompjuterin tuaj.• Pasi të keni plotësuar tabelën, klikoni Save.Përveç komandës Save, përdoret dhe komanda Save As, në raste kur duam të ruajmë një dokument të ri prej dokumentit ekzistues, në të cilin janë bërë ndryshime. Për të mësuar më shumë për hapjen e dokumentit dhe ruajtjen e tij me emër tjetër, referojuni Fletës së punës të mësimit përkatës.1. Përse shërben menyja File?2. Tregoni disa nga komandat që ndodhen në BackstageView.3. Krijoni dhe ruani një dokument të ri në Word. Cilët ishin hapat që ndoqët?PROVONI VETENFig. 2 Ruajtja e dokumentit107TEMA 6 TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT

