Page 11 - Demo
P. 11


                                    1. Pse materialet plastike përdoren kaq shumë në jetën e përditshme? Argumentoni përgjigjen.2. Tregoni shembuj të objekteve plastike që kanë zëvendësuar:drurin: ___________________________________________________________.lëkurën: __________________________________________________________.qeramikën: ________________________________________________________.qelqin: ____________________________________________________________.metalin: ___________________________________________________________.3. Hulumtoni në internet dhe gjeni informacione të tjera për fillimet e përdorimit të plastikës.PROVONI VETENNë vitin 1907, Leo Beiklend shpiku bakelitin. Bakeliti ishte materiali i parë sintetik i prodhuar nga bashkimi i fenolit dhe formaldehidit. Ky material revolucionarizoi çdo industri moderne (fig. 3). Plastika Plastika mund të konceptohet si versioni sintetik i rrëshirave. Ashtu si rrëshirat natyrale, substancat sintetike të njohura si “plastikë” përmbajnë lëngje veshtullore, të cilat mund të ngurtësohen në kushte të caktuara. Sot, shumica e plastikës natyrore është zëvendësuar kryesisht nga plastika sintetike, pra e prodhuar në mënyrë artificiale nga njeriu. Megjithëse ajo ka ngjashmëri me rrëshirën natyrore, është e rëndësishme të theksohet se plastika ka përbërje kimike thelbësisht të ndryshme nga rrëshira.Materialet plastikeMaterialet plastike janë një grup materialesh që karakterizohen nga plasticiteti. Plasticiteti i tyre bën të mundur që plastika, kur ngrohet, të zbutet, duke u kthyer në formë të lëngët. Plastika në formë të lëngët mund të derdhet në forma (kallëpe) për të krijuar objekte të formave të ndryshme (fig. 4). Materialet plastike mund të kenë veti të shumëllojshme: të forta ose të buta, pa ngjyra ose me ngjyra, transparente ose jotransparente. Këto dhe shumë veti të tjera, si të qenit e lehtë, e qëndrueshme, e epshme, e lirë për t’u prodhuar, kanë çuar në përdorimin e gjerë të saj. Në shumë raste, plastika ka zëvendësuar drurin, lëkurën, qeramikën, qelqin, letrën etj.Shumica e plastikës moderne rrjedh nga kimikate të bazuara në lëndë djegëse fosile, si gazi natyror ose nafta; megjithatë, metodat e fundit industriale përdorin variante të bazuara në materiale të ripërtëritshme, të tilla si misri ose derivatet e pambukut. Fig. 4 Objekte të ndryshme plastike9TEMA 1 MATERIALET DHE PËRPUNIMI I TYRE
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15