Page 110 - Demo
P. 110


                                    Shkrimi i tekstit fillon në vendin ku gjendet kursori . Kursori është treguesi i mausit, i pozicionuar në një zonë të caktuar të fletës së punës. Ai ka formën e vijës vertikale që pulson dhe tregon se ku fillon shkrimi. Mjafton të shtypim tastet në tastierë dhe në ekran do të shfaqen shkronjat që kemi shtypur. Për të shtuar hapësira pas një fjale ose midis tekstit, shtypni shiritin e hapësirës në tastierë. Nëse në rreshtin ku jemi duke shkruar, nuk ka më vend, atëherë programi Word kalon automatikisht në rresht të ri. Por nëse duam të kalojmë në rresht të ri pa mbaruar rreshtin ku po shkruajmë, shtypim tastin Enter në tastierë. Pasi fillojmë të shkruajmë, mund të përdorim mausin për të zhvendosur kursorin në një vend të caktuar në dokument. Thjesht klikojmë butonin e majtë të miut në vendndodhjen në tekst ku dëshirojmë ta vendosim.Fshirja e tekstit. Nëse gjatë shkrimit duam të fshijmë karakterin e fundit që kemi shkruar, shtypim butonin Backspace në tastierë. Por mund të fshijmë edhe pjesë të tjera të tekstit, mjafton të vendosim kursorin midis dy karaktereve dhe shtypim butonin Backspace për të fshirë karakterin majtas kursorit dhe butonin Deletepër të fshirë karakterin djathtas kursorit. Nëse teksti që do fshihet përmban disa karaktere ose rreshta, atëherë selektohet teksti paraprakisht, pastaj fshihet duke përdorur një nga tastet Delete ose Backspace. Selektimi i tekstit. Gjatë shkrimit, pjesë të tekstit mund të zgjidhen për t’u ndryshuar, fshirë, kopjuar etj. Ka dy mënyra për selektimin e tekstit:1. nëpërmjet tastierës; 2. nëpërmjet mausit.  shkruan tekste të ndryshme duke krijuar, edituar artikuj të ndryshëm për edukimin, sportin, shëndetësinë etj.Në lëndën e Gjuhës shqipe, ju është kërkuar të shkruani një ese të shkurtër. Cilin program do të zgjidhni për ta shkruar dhe cilat janë përparësitë kur esenë e shkruani në kompjuter?AKTIVITETshkrim, tekst, kursor, selektoj, fshij, ruaj, kopjoj, ngjit, zhvendos, simbol.FJALË KYÇE:Klikojmë dhe mbajmë të shtypur butonin e majtë të mausit, duke e lëvizur mausin nëpër tekst deri aty ku dëshirojmë të selektojmë.Për të selektuar: Veprimi që kryejmëNjë fjalë Klikojmë dy herë brenda fjalës.Një paragraf Klikojmë tri herë brenda paragrafit.Të gjithë tekstin Klikojmë tri herë brenda fjalës, në anën e majtë të fletës së punës. (Ctrl+A)Më poshtë jepet një shembull, ku është selektuar një pjesë e tekstit (“Egjiptianët u shquan për arritjet e tyre në astronomi”).Shift + ←↑↓→Nxënësi/ja:108Shkrimi dhe editimi i tekstit 6.4
                                
   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114