Page 111 - Demo
P. 111
Për të hequr selektimin nga teksti, fillimisht klikojmë diku jashtë selektimit, brenda në faqe ose shtypim një nga tastet shigjetë në tastierë. Editimi i të dhënaveNdonjëherë na duhet të shkruajmë tekste të përsëritura. Për këtë, programi Wordna lejon të kopjojmë tekstin, që është tashmë në dokument dhe ta ngjitim në vende të tjera, gjë që mund të na kursejë shumë kohë. Nëse dëshirojmë të lëvizim tekstin në dokumentin tonë, mund të presim dhe të ngjitim ose të tërheqim dhe të lëshojmë aty ku duhet.Për të kopjuar/hequr (prerë) dhe ngjitur tekstin, ndjekim këta hapa:• Selektojmë pjesën e tekstit që dëshirojmë të kopjojmë/presim.• Në grupin e komandave Clipboard të menysë Home, zgjedhim opsionin Copy për të kopjuar ose Cut për të prerë tekstin.• Zgjedhim vendin ku duam të ngjitim tekstin dhe klikojmë opsionin Paste ose (Ctrl+V).Shtimi i simbolevePër shkrime kërkohen edhe simbole e karaktere të veçanta si ato të pikësimit, hapësirës etj., të cilat nuk gjenden në tastierë. Për të shtuar këto simbole apo karaktere të veçanta, veprojmë si më poshtë: 1. Vendosim kursorin në vendin ku dëshirojmë të shtojmë simbolin.2. Në grupin e komandave Symbols të menysë Insert, zgjedhim opsionin Symbol.3. Në tabelën e shfaqur me simbole, zgjedhim simbolin e dëshiruar (p.sh.: €, £). 4. Nëse kërkohen më shumë simbole shtypim More Symbols, ku shfaqet tabela me më shumë simbole simbole (fig 1).5. Pasi kemi zgjedhur simbolin e duhur, shtypim butonin Insert.Në të njëjtën mënyrë veprohet për të shtuar në dokument formula matematikore ose ekuacione. Mjafton të zgjedhim opsionin Equation dhe shfaqet menyja me tipat e ekuacioneve.Për të mësuar për kërkimin dhe zëvendësimin e tekstit, referojuni Fletës së punës të mësimit përkatës.1. Shkruani një tekst të shkurtër me rreth dy paragrafë. Cilat komanda do të përdornit:b) për të zhvendosur paragrafin e parë pas paragrafit të dytë; _______________________c) për të shkruar edhe një herë paragrafin e parë pas paragrafit të dytë?_______________2. Në lëndën e Matematikës ose të Historisë, ju kërkohet të shtoni simbole. Si do të vepronit në këto raste?PROVONI VETENFig. 1 Tabela e simboleve109TEMA 6 TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT

