Page 112 - Demo
P. 112


                                    Zgjedhja e llojit të shkrimit. Kur hapim një dokument të ri në programin Word dhe fillojmë të shkruajmë, vetë programi ka zgjedhur paraprakisht një tip dhe madhësi për shkrimin që është (Tipi-Calibri; madhësia - 11). Po të shtypim shigjetën e vogël afër tipit të shkrimit, hapet menyja me lloje të ndryshme shkrimesh (fig. 1). Për të ndryshuar fontin e shkrimit:• selektojmë tekstin që do t’i ndryshojmë fontin;• klikojmë shigjetën në krah të emrit të fonteve dhe zgjedhim një font;• për të ndryshuar madhësinë e shkrimit, klikojmë shigjetën tjetër për madhësinë e shkronjave; • zgjedhim madhësinë e duhur ose klikojmë butonat e zmadhimit apo zvogëlimit të grupit Font.Por programi Ms Word të jep mundësinë të zgjedhësh tipa të ndryshëm shkrimesh dhe gjithashtu të ndryshosh edhe madhësinë dhe ngjyrën e shkrimit, nëpërmjet grupit të komandave Font në menynë Home (fig. 2). Komandat Bold , Italic dhe Underline mund të përdoren për të ndihmuar në tërheqjen e vëmendjes ndaj fjalëve ose frazave të rëndësishme.Për të ndryshuar ngjyrën e tekstit: selektojmë tekstin dhe klikojmë butonin Font Color , i cili përmban një koleksion me ngjyra nga ku mund të zgjidhni ngjyrën e preferuar.Opsioni Highlight shërben për të theksuar shkrimin në atë mënyrë sikur të ishte shënjuar me shënjues. Në figurën 3 tregohet dritarja Font për formatimin e shkrimit. formaton tekstin, duke zgjedhur stile dhe lloje të ndryshme të shkrimit.Në figurë jepen disa lloje shkrimesh me madhësi të ndryshme. Çfarë dalloni? A mund të thoni si mund të zgjedhim një lloj shkrimi? Po madhësinë e tij, a mund ta ndryshojmë? Diskutoni.AKTIVITETformatim, font, madhësi, zmadhim, theksim, zvogëlim.FJALË KYÇE:Fig. 1 Menyja e zgjedhjes së llojit të shkrimit Grupi i komandave FontFig. 2Nxënësi/ja:110Formatimi i shkrimit 6.5
                                
   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116