Page 114 - Demo
P. 114
Krijimi i tabelaveTabelat shërbejnë për të pasqyruar të dhëna dhe informacione të ndryshme në formë tabele. Tabelat përbëhen nga kolonat dhe rreshtat. Ndërprerja e kolonës me rreshtin, formon qelizën. Informacioni që mund të përmbajë qeliza është i shumëllojshëm: tekst, numra, simbole, imazhe etj. Tabelat mund të jenë me forma dhe madhësi të ndryshme. Ka disa mënyra për krijimin e tabelave. Në fillim:1. vendosim kursorin në pozicionin ku do të vendosim tabelën;2. në grupin e komandave Tables të menysë Insert, zgjedhim opsionin Table (fig. 1).3. Më pas mund të përdorim një nga mënyrat e mëposhtme për të krijuar tabelën:a) Zgjedhim numrin e rreshtave dhe kolonave që do të ketë tabela.b) Klikojmë komandën Insert Table dhe në dritaren që hapet, shkruajmë numrin e rreshtave dhe të kolonave, pastaj shtypim butonin OK (fig. 2).c) Klikojmë komandën Draw Table dhe krijojmë tabelën duke rrëshqitur mausin dhe duke përcaktuar numrin e kolonave dhe rreshtave.d) Klikojmë Quick Tables dhe zgjedhim një nga modelet që shfaqen në dritaren. përdor programet për përpunimin e tekstit, për vendosjen, insertimin e objekteve të ndryshme dhe krijimin e tabelave.Nëse ju kërkohet të paraqitni disa të dhëna në tabelë, si do të vepronit? Po për të shtuar një fotografi në dokument? Diskutoni me njëri-tjetrin.AKTIVITETtabelë, kolonë, rresht, qelizë, imazh.FJALË KYÇE:Kur tabela shfaqet në fletën e punës, në shiritin e menyve shtohen dy meny të reja (Design dhe Layout). Këto dy meny përmbajnë mjete dhe komanda që shërbejnë për ndryshimin e paraqitjes, stilit dhe formës së tabelës.Pasi kemi krijuar tabelën, mund të shtojmë të dhënat. Për këtë mjafton të klikojmë brenda qelizës dhe të fillojmë të shkruajmë ose zbatojmë komandën Paste për të shfaqur tekstin e kopjuar ose prerë nga diku tjetër. Për të lëvizur nga një qelizë në tjetrën, përdorim tastet e shigjetës në tastierë. Insertimi i objekteveProgrami Word na ofron disa mundësi për të shtuar në dokument imazhe, vizatime, foto etj. Për të realizuar këtë, shërben grupi i komandave Illustrations (fig. 3). Nëpërmjet këtij grupi mund të shtoni në dokument: fotografi nga kompjuteri ose burime online, forma gjeometrike, ikona, modele 3D, diagrame (Smart Art), grafikë, screenshot-e.Fig. 1Fig. 2Fig. 3Nxënësi/ja:112Krijimi i tabelave dhe futja e imazheve në dokument 6.6

