Page 115 - Demo
P. 115
Shtimi i imazheve Shtimi i imazheve në dokument mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të ilustruar informacione të rëndësishme, duke e bërë dokumentin më interesant. Nëse përdoren siç duhen, imazhet mund të përmirësojnë pamjen e përgjithshme të dokumentit.Për të vendosur imazhe/fotografi, të cilat ndodhen në skedarë të ndryshëm në kompjuter mund të veproni në këtë mënyrë:1. Në dokument, klikoni në pozicionin ku do të vendoset imazhi.2. Në menynë Insert, klikoni komandën Pictures, dhe zgjidhni njërin nga burimet e fotografive (nga kompjuteri, stoku, online).3. Dritarja që do të hapet, mundëson zgjedhjen e skedarit ku ruhet fotografia.4. Mbasi të keni zgjedhur fotografinë e dëshiruar, klikoni mbi butonin Insert (fig. 4) dhe fotografia do të paraqitet në dokument.Për të ndryshuar madhësinë e një imazhi, klikoni dhe tërhiqni një nga dorezat e madhësisë së këndit. Imazhi do të ndryshojë madhësinë, duke mbajtur të njëjtat përmasa. Nëse dëshironi ta shtrini atë horizontalisht ose vertikalisht, mund të përdorni dorezat e përmasave anësore.Për të futur në dokument një fotografi nga interneti, referojuni Fletës së punës të mësimit përkatës.1. Në sa mënyra mund të krijoni një tabelë në programin Word?2. Krijoni një tabelë për orarin mësimor. Sa kolona dhe rreshta duhet të ketë tabela?3. Shkruani një tekst të shkurtër rreth një teme të caktuar. Vendos në tekst tri fotografi të ndryshme, duke i pozicionuar në vende të ndryshme të tij, për shembull:a) një fotografi në fillim të faqes;b) një fotografi në fund të paragrafit të parë, djathtas;c) një fotografi në fund të faqes, në mes. PROVONI VETENPozicionimi i fotografisë në dokumentKur vendosni një fotografi nga një skedar në dokument, mund të vëreni se është e vështirë ta zhvendosni atë pikërisht aty ku dëshironi, pasi fotografia është e pozicionuar në një rresht me tekstin. Por Word-i ofron mundësinë e zhvendosjes së fotografisë në dokument nëpërmjet komandës (Position), si dhe pozicionimin e tij në lidhje me tekstin nëpërmjet komandës (Wrap Text). Për të mësuar funksionet e këtyre komandave, referojuni Fletës së punës të mësimit përkatës.Për të mësuar si të krijoni një objekt nëpërmjet programit Word, referojuni Fletës së punës të mësimit përkatës. KUJDES!Kur shtoni imazhe, video ose muzikë në projektet tuaja, është e rëndësishme të siguroheni që keni të drejtat ligjore për t’i përdorur ato. Shumica e gjërave që blini ose shkarkoni në internet, mbrohen nga e drejta e autorit, që do të thotë se mund të mos lejoheni t’i përdorni ato.Fig. 4 Dritarja për shtimin e imazhit në dokument113TEMA 6 TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT

