Page 116 - Demo
P. 116


                                    Të dhënat, përveç paraqitjes në tabela, mund të jepen dhe me grafikë. Grafiku është një mjet që mund ta përdorni për të komunikuar grafikisht informacionin. Përfshirja e një grafiku në dokumentin tuaj, mund t’ju ndihmojë të ilustroni të dhëna numerike, si: krahasimet dhe tendencat, kështu që për lexuesin është më i lehtë për t’i kuptuar.Tipat e grafikëveProgrami Word ofron disa lloje grafikësh, ku secili ka avantazhet e veta. Për të përdorur grafikët në mënyrë efektive, do t’ju duhet të kuptoni se pse është unik secili prej tyre. Përveç grafikut me kolona, programi Word ofron dhe tipa të tjerë grafikësh, të cilët janë shpjeguar më poshtë në figurën 1: përdor programet për përpunimin e tekstit për krijimin e grafikëve.Në figurë tregohet një grafik me kolona. Grafikët me kolona (column) përdorin shirita vertikalë për të paraqitur të dhënat. Ata mund të përdoren për të paraqitur lloje të ndryshme të dhënash, por më shpesh përdoren për të krahasuar informacione. A dini lloje të tjera grafikësh? Për çfarë shërbejnë ata? Diskutoni me shokët.AKTIVITETgrafik me kolona, grafik me rrethor, grafik me vija, grafik me shtylla.FJALË KYÇE:Grafikët me vija janë idealë për të treguar tendencat. Pikat e të dhënave lidhen me vija, duke e bërë të lehtë dallimin nëse vlerat po rriten apo po ulen me kalimin e kohës.Grafikët rrethorë e bëjnë të lehtë krahasimin e proporcioneve (pjesëve). Çdo vlerë tregohet si një pjesë e rrethit, kështu që është e lehtë të shihet se cilat vlera përbëjnë përqindjen e një tërësie.Grafikët me shtylla funksionojnë njësoj si grafikët e kolonave, por ata përdorin shirita horizontalë dhe jo vertikalë.Grafik me kolonaGrafik me vija Grafik me rrethor Grafik me shtylla Lloje të ndryshme grafikëshFig. 1Nxënësi/ja:114Krijimi i grafikëve 6.7
                                
   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120