Page 117 - Demo
P. 117
Krijimi i grafikut 1. Vendosni kursorin ku dëshironi të shfaqet grafiku.2. Te menyja Insert, klikoni komandën Chart në grupin Illustrations (fig. 2).3. Do të shfaqet një kuti dialogu. Zgjidhni një lloj grafiku nga paneli i majtë, më pas shfletoni grafikët në të djathtë.4. Zgjidhni grafikun e dëshiruar. Në rastin tonë, kemi zgjedhur grafikun me kolona. Më pas, klikoni OK (fig. 3).Do të shfaqet një dritare grafiku dhe fletëllogaritëse. Teksti në fletëllogaritëse është thjesht një vendmbajtës që do t’ju duhet ta zëvendësoni me të dhënat tuaja burimore. Të dhënat burimore janë ato që Word-i do të përdorë për të krijuar grafikun (fig. 4).1. Krijoni një tabelë me të dhënat mbi: emrat e nxënësve (10 nxënës) dhe numrin e librave artistikë që ka lexuar secili gjatë këtij viti. Me të dhënat krijoni grafikun. Ndërtoni disa lloje grafikësh. Cili nga grafikët ju duket më i përshtatshëm?PROVONI VETEN5. Futni të dhënat tuaja burimore në spreadsheet. Vetëm të dhënat e mbyllura në kutinë blu do të shfaqen në grafik. Nëse është e nevojshme, klikoni dhe tërhiqni këndin e poshtëm, djathtas të kutisë blu për të rritur ose ulur manualisht diapazonin e të dhënave.6. Kur të keni mbaruar, klikoni X për të mbyllur dritaren e fletëllogaritjes (fig. 5). Grafiku tashmë do të jetë i plotë (fig. 6).7. Për të modifikuar sërish grafikun, thjesht zgjidhni atë dhe më pas klikoni komandën Edit Data në menynë Design. Dritarja e fletëllogaritjes rishfaqet në çast.Fig. 3Fig. 5 Fig. 6Fig. 2 Komanda Chart për krijimin e grafikutFig. 4 Shfaqja e grafikut dhe e Dritarja për zgjedhjen e grafikut fletëllogaritësesFutja e të dhënave në tabelë Paraqitja e grafikut sipas të dhënave115TEMA 6 TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT

